LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryeministri Davutoglu formon parti të re, për të sfiduar Erdoganin

Ish-kryeministri Davutoglu formon parti të re, për të sfiduar Erdoganin

Ish kryeministri turk Ahmet Davutoglu, dikur aleat i ngushtë i presidentit Recep Tayip Erdogan, ka aplikuar të enjten për të krijuar një parti politike.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Davutoglu, 60 vjeç, shërbeu si kryeministër nga viti 2014 deri në viti 2016, përpara se të “ndahej” me Erdoganin.


Në fillim të këtij viti, ai ka bërë kritika ndaj presidentit dhe menaxhimit ekonomik të AK-së (AKP) dhe i akuzoi ata për frenimin e lirive themelore dhe fjalës së lirë.
Një burim i afërt me Davutoglu, shkruan Gulfnews, tha se ish-kryeministri aplikoi të enjten në Ministrinë e Brendshme për të formuar partinë e tij të re dhe se ai do ta njoftojë zyrtarisht atë në një konferencë shtypi në Ankara të premten.

“Ai do të njoftojë parimet e partisë së tij dhe do të japë informacione mbi anëtarët themelues”, ka thënë burimi.

Davutoglu njoftoi dorëheqjen e tij nga AKP në shtator, duke thënë se nuk ishte më në gjendje të zgjidhë problemet e Turqisë dhe nuk lejoi më debat të brendshëm.

Dorëheqja e tij erdhi dy muaj pasi ish-zëvendëskryeministri Ali Babacan dha dorëheqjen nga AKP, duke përmendur “dallime të thella”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Avivi reagon ndaj “përgjigjes së Kinës” - aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Avivi reagon ndaj “përgjigjes së Kinës” - aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme

Botë
Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Kroacia

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Izraeli 'i pakënaqur' me përgjigjen e Kinës ndaj sulmeve të Iranit

Izraeli 'i pakënaqur' me përgjigjen e Kinës ndaj sulmeve të Iranit

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Kalo në kategori