Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre


Një tjetër ish-kryebashkiak socialist merret i pandehur nga SPAK. Fredi Kokoneshi, që ka drejtuar Divjakën akuzohet për shpërdorim detyre kryer ne bashkëpunim, bashkë me disa persona të tjerë.
Dosja që është hetuar nga prokurori Elvin Gokaj ka zbritur në gjykatën e Posaçme ku pritet shorti për caktimin e gjyqtarit të seancës paraprake.
Krahas ish-kryebashkiakut Kokoneshi të pandehur janë marrë Andi Bullari, Ledio Xharo dhe Dorian Spaho.
Procedimi penal është regjistruar për shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim.
Sipas të dhënave dhe hetimeve të SPAK, zyrtarët e Bashkisë kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë procedurës së dhënies me qira të disa pasurive që janë përdorur për impiante diellore me afat shfrytezuimi 10 vjeçar, ndërkohë që në ASHK ishin të regjistruara si tokë bujqësore. /SPAK/




































