LAJMI I FUNDIT:

Ish-kreu i Shërbimit Sekret të Britanisë, mirëpret kundërofensivën e ukrainasve në Kherson

Ish-kreu i Shërbimit Sekret të Britanisë, mirëpret kundërofensivën e ukrainasve në Kherson

Kundërofensiva e ukrainasve në jug të qytetit të Khersonit, sipas ish-kreut të Shërbimit Sekret të Britanisë, MI6, Sir Alex Younger “është i papritur dhe i mirëpritur”.

Gjatë një interviste dhënë për BBC, Sir Alex tha se tentimet e Ukrainës për ta rimarrë nën kontroll qytetin kyç është një veprim i duhur, transmeton Telegrafi.


“Forcat ukrainase kanë arritur një lloj balanci, që është një situatë e papritur dhe shumë e mirëpritur”, shtoi ish-kreu i inteligjencës britanike.

“Trendi afatgjatë është që gradualisht të dobësohet aftësia ushtarake e Rusisë dhe gradualisht të forcohen kapacitet e ukrainasve me ndihmën e Perëndimit”, tha ndër tjera Sir Alex.

Forcat ajrore ukrainase përdorin raketat amerikane AGM-88 HARM për të shkatërruar radarët e rusëve – pamje nga kabina e pilotit
Lexo po ashtu Forcat ajrore ukrainase përdorin raketat amerikane AGM-88 HARM për të shkatërruar radarët e rusëve – pamje nga kabina e pilotit

Kujtojmë që mbrëmë, ushtria ukrainase ka konfirmuar se ka filluar kundërofensivën e shumëpritur kundër forcave ruse në jug të Ukrainës.

Zëdhënësja e komandës së ushtrisë ukrainase, Natalia Humeniuk ka kumtuar lajmin së sulmet e fundit mbi rusët në jug të vendit, kanë për qëllim dobësimin e forcave pushtuese”.

Megjithatë refuzoi të japë detaje për kundërofensivën e re, e cila është paralajmëruar shumë kohë më parë nga Kievi e në veçanti nga presidenti Volodymyr Zelensky. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Gjermania është kthyer në

Gjermania është kthyer në "shtëpinë publike" të Evropës - si e ka zgjidh këtë 'problem' Suedia

Evropa
Fotografia e 'palestinezes me fëmijën e vrarë në krah' zgjidhet më e mira e vitit

Fotografia e 'palestinezes me fëmijën e vrarë në krah' zgjidhet më e mira e vitit

Botë
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Evropa
Ukraina avancon në vijën e frontit, rrëzon 13 dronë rus

Ukraina avancon në vijën e frontit, rrëzon 13 dronë rus

Evropa
Kalo në kategori