LAJMI I FUNDIT:

Ish-komandant Remi përfundon dëshminë e tij në rastin Thaçi dhe të tjerët, u pyet edhe për listën me persona të dyshuar si bashkëpunëtorë

Ish-komandant Remi përfundon dëshminë e tij në rastin Thaçi dhe të tjerët, u pyet edhe për listën me persona të dyshuar si bashkëpunëtorë

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa sot ka përfunduar dëshminë e tij në gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Intervistimi i tij zgjati gjithsej gjashtë ditë dhe gjatë seancës së sotme gjyqësore, trupi gjykues vazhdoi me pyetje për ish-komandantin, Remi.


Ish-komandat, Remi u shpreh se si zonë kishin mbi vete shtabin e përgjithshëm të UÇK-së.

Gjyqtari Genël Metro: E pranoni se gjatë periudhës përkatëse 98 deri në verën e 99’ës ju si zonë ishit në varësi të shtabit të përgjithshëm

Mustafa: Po

Metro: a e pranoni propozimin se zona operative ishte niveli i dytë në zinxhirin e komandës në varësi të nivelit të parë që në fakt ishte shtabi i përgjithshëm

Mustafa: Mbi vete kishte shtabin e përgjithshëm i cili po konsolidohej

Gjyqtari Metro ka parashtruar pyetje për një dokument të SHIK-ut, i cila përfshinë një listë që përmban emrat e personave të dyshuar si bashkëpunëtorë. Por, për këtë dëshmitari tha se nuk e njeh këtë dokument.

Metro: Këtu kemi një dokument të SHIK-ut të Kosovës që është një listë që përmban persona të dyshuar si bashkëpunëtorë që janë nga zona e përgjegjësisë tuaj Podujevës, a njihnin nga personat e renditur në këtë listë, a njihni ndonjë nga emrat në këtë listë

Mustafa: Jo nuk i njoh

Metro: Alush Kastrati, Osman Sinani, Etem Jashari nuk të thonë asgjë

Mustafa: Ju po thoni se ky dokument është gjetur pas luftës nga UNMIK në zyrat e SHIK, s’kanë lidhje këto dokumente me kohën e luftës

Metro: Nëse e kuptoj siç duhet është SHIK, pas luftës pas faktit që krijoi një listë të bashkëpunëtorëve në zonën tuaj, këtë po e thoni

Mustafa: Ju po thoni që dokumentet janë gjetur nga policia e UNMIK dhe unë vetëm po them se ky dokument nuk është i njohur për mua dhe nuk ka lidhje me UÇK

Metro: Kush do të ishte personi përgjegjës për ta ndarë këtë informatë me shtabin e përgjithshëm, ju personalisht apo dikush tjetër

Mustafa: Nuk ka pas asnjë dërgesë në shtabin e përgjithshëm të kësaj lloj informatave

Kryesuesi i trupit gjykues, Charles Smith pyeti Rrustem Mustafën se përmes kujt kishte komunikuar me delegacionin në Rambuje. Ndërsa, ish-komandant, Remi tha se përmes Sabri Kiçmarit dhe Pleurat Sejdiu kishte arritur komunikimin.

Ish-komandant Remi pohoi se policia ushtarake ishte përgjegjëse për të gjitha qendrat e ndalimit të UÇK-së, në Zonën Operative të Llapit.

Gejnor: Policia ushtarake ishte përgjegjëse për të gjitha qendrat e ndalimit të UÇK në zonë tuaj

Mustafa: Po zotëri gjyqtari

Pas përfundimit të pyetjeve të trupit gjykues, përsëri karshi Rrustem Mustafës parashtroi pyetje mbrojtja e Thaçit dhe Veselit, që kryesisht kishin të bënë me pyetjet e gjyqtarit, Genël Metro.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson pyeti dëshmitarin Mustafa se nëse Kadri Veseli apo ndonjë person tjetër nga shtabi i përgjithshëm, kishte dhënë ndonjë udhëzim për ndalimin e ndonjë personin në Zonën e Llapit, dhe këtë e mohoi ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit.

Emmerson: Kadri Veseli apo ndonjë person tjetër nga shtabi i përgjithshëm, a ka dhënë ndonjëherë udhëzime për ndonjë person në zonën tuaj të arrestoni me emër

Mustafa: Jo

Ai po ashtu tha se nuk ka ekzistuar ndonjë urdhëresë apo dokument nga shtabi i përgjithshëm, ku urdhërohej keqtrajtimi apo ndalimi i civilëve.

E pas përfundimit të dëshmisë së ish-komandant Remit, avokati i Veselit, Ben Emmerson ka replikuar reagimet e gjyqtarëve pas kundra-pyetjeve që bëri ai.

Emmerson tha se është detyrë e tij të kundërshtoj pyetjet tendencioze.

“Gjatë kohës sa po kundërshtoja pyetjet e gjykatësit Metro u bënë disa konstatime deri në momentin që më thatë të ulesha nga juridiksioni që vijë unë, është detyrë e avokatit të kundërshtojë pyetjet tendencioze të palëve përfshirë edhe trupit gjykues nëse nuk pranohet në këtë juridiksion unë do të doja të dilte me një vendim ku do të bëhej e qartë pse nuk lejohen kundërshtimet…

Kanë qenë disa pyetje të gjyqtare Barte dhe Metro ku u cenuan kufijtë legjitim të sjelljes së përshtatshme të një trupi gjykues…Duhet të dilni me një vendim sepse unë do të bëjë një apel nëse nuk pranohen kundërshtimet nesër pasnesër do të thoni pse nuk e kundërshtuar nëse unë kundërshtoj gjykatësi Metro më dha urdhër që unë të ulesha dhe u përpoq të hynim në një diskutim dhe ju më thatë të ulesha dhe kundërshtimi im që u bë shumë i qartë është hequr nga hequr nga transkripti..

Nuk dua të të degjenerohet situata, por duhet të kemi një proces të qartë nëse gjykatësit janë të përgatitur për kundra-pyetje e pamë që kjo e orientoj në mënyrë të gabuar dëshmitarin doli jashtë kontekstit”, tha ai.

Në sallën e gjyqit janë të pranishëm të gjithë të akuzuarit të cilët e dëgjuan edhe pjesën e fundit të dëshmisë së ish-komandant, Remit.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa i njohur me nofkën Remi ka nis dhënien e dëshmisë së tij në Hagë nga e marta e javës së kaluar.

Remi është dëshmitari i parë që ka dal publikisht në gjykimin kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, pasi të gjithë të tjerët kanë qenë me masa mbrojtëse.

Gjykimi kundër tyre ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori