LAJMI I FUNDIT:

Ish-gjyqtarja Safete Tolaj shpallet e pafajshme, djali i saj dënohet me 4 vjet burg

Ish-gjyqtarja Safete Tolaj shpallet e pafajshme, djali i saj dënohet me 4 vjet burg

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur sot të pafajshme ish-gjyqtaren Safete Tolaj ndërsa ka dënuar me 4 vjet burg djalin e saj F.T.

I pandehuri F.T akuzohet se gjatë vitit 2014 në Deçan, ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë përfitim pasuror për vete nga A.K, me qëllim që të ushtroj ndikim të pa drejtë mbi vendimmarrjen e gjyqtares S. T, në një çështjen civile juridike, në atë mënyrë që ka kërkuar nga B, 20 mijë  euro si për t’i ndihmuar në zgjidhjen e shpejtë dhe në favor të tyre, mirëpo janë pajtuar që A.K t’i jap truall dhe shumën e parave në vlerë prej 2 mijë euro.

I pandehuri gjatë vitit 2016 në Deçan ka kërkuar në mënyrë të tërthortë përfitim pasuror për vete me qëllim të ushtrimit të ndikimit mbi vendimmarrjen e personit zyrtarë, në atë mënyrë që pasi të pandehurve Xh dhe A.M, iu kishte caktuar masa e ndalimit, i pandehuri është takuar me I.M, përmes të cilit ka kërkuar 700 euro nga S.M me qëllim që të ushtroj ndikim te gjyqtari që të pandehurve mos tu caktoj paraburgim por arrest shtëpiak.

Në tetor të vitit 2014 i pandehuri në mënyrë të drejtpërdrejte ka kërkuar përfitim pasuror për vete, me qëllim të ushtrimit të ndikimit mbi vendimmarrjen e personit zyrtarë, në at mënyrë që pas marrëveshjes paraprake me të dënuarin A.B  i cili ishte dënuar sipas aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Pejë, me dënim burgimi, në fazën e ekzekutimit i pandehuri kishte marrë 2.500 euro nga A me qëllim që të mos shkoj në vuajtje të dënimit, me ç rast ka përpiluar aktvendimin e falsifikuar me të cilin ndalohet ekzekutimi i dënimit me arsyetim se është bërë parashkrimi absolut i ekzekutimit.

Në nëntor të vitit 2016 i pandehuri ka përpiluar dokument të falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal, në atë mënyrë që pas marrëveshjes paraprake në mes palës N.M dhe, i pandehuri ka falsifikuar certifikatën  dhe për këtë ka marrë 800 euro.

Më 17 nëntor 2016 , në Deçan, i pandehuri ka përpiluar dokument të falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal dhe atë ekstraktin nga regjistri qendror i gjendjes civile, i cili ekstrakt nuk përmban numër personal dhe është i falsifikuar. Në dhjetor të vitit 2016, ka përpiluar dokument të falsifikuar me qellim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal, dhe atë aktvendim në të cilin ceket se “pezullohet, propozimi për përmbarim i kreditorit A.M të lejuar nga ana e kësaj gjykate me aktvendim mos pagesës së borxhit ndaj po të kësaj gjykate” aktvendim ky i lëshuar në emër të gjyqtares S.T. Në  tetor 2014 në Deçan, ka përpiluar dokument të falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal.

E pandehura S.T sipas aktakuzës, akuzohet se gjatë vitit 2017 si person zyrtar – gjyqtar në Gjykatën Themelore në Pejë – dega në Deçan ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit për personin tjetër, në atë mënyrë që pasi ka caktuar masën e paraburgimit për të pandehurit Sh dhe B.H, për shkak të rrezikut se të pandehurit mund të arratisen dhe të përsërisin veprën penale, e pandehura nën ndikimin e të pandehurit F.T,  e ka zëvendësuar në mënyrë të kundërligjshme masën e paraburgimit me masën e dorëzanisë, për të cilën vepër nuk mund të caktohet masa e dorëzanisë,  pasi që më parë i pandehuri F.T kishte marrë 2.000 euro nga vëllai i të pandehurve.

Ndërsa nga data e pa vërtetuar deri më 13 Janar 2017, në shtëpinë e saj në mënyrë të kundërligjshme ka fshehë dokumentet zyrtare , në atë mënyrë që me rastin e kontrollit në shtëpinë e saj nga ana e policisë, janë gjetur dh e sekuestruar 62 lëndë origjinale të departamentit të kundërvajtjes në Gjykatën Themelore në Pejë , 53 lëndë penale, aktvendime, ankesa, padi, kallëzime penale si dhe shkresa tjera të kësaj gjykate të cilat pa autorizim i ka mbajtur në shtëpinë e saj.

I pandehuri G.SH akuzohet se në mes datës 02 – 09 janar 2017, si person zyrtarë – Polic i Kosovës , në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka ndihmuar të pandehurit F.T që të merr përfitim pasuror nga B.H  me qëllim të ushtrimit të ndikimit në vendimmarrjen e personit zyrtar.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori