Një ish-drejtoresh e Komunës së Klinës dhe tre asamblistë janë dënuar me 1 mijë e 200 euro- me nga 300 euro gjobë secili, për shkak se nuk e kanë deklaruar me kohë pasurinë në Agjencinë Antikorrupsion.
Ndaj dy prej tyre, gjykata ka shqiptuar edhe masën e ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike për kohë të caktuar.
Ish-drejtoresha e Kadastrit, Gjeodezisë dhe Pronësisë në Komunën e Klinës, Njomza Grabanica, asamblistët Avni Gashi, Xhevxhet Berisha dhe Shqipnora Dauti janë shpallur fajtorë pasi e kanë pranuar fajësinë në procese të ndara gjyqësore, që kanë ndodhur gjatë këtij viti në Gjykatën Themelore të Pejës, dega Klinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Aktgjykimet i ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, derisa vendimet i ka marrë gjykatësja Sabrije Rraci.
Ish-drejtoresha Njomza Grabanica është dënuar me 300 euro dhe ndalim të ushtrimit të pozitës zyrtare, pasi e kishte pranuar fajësinë se nuk kishte deklaruar me kohë pasurinë.
Mirëpo, në këtë rast, gjykata nuk ka caktuar kohëzgjatjen e ndalesës së ushtrimit të funksionit zyrtar.
Sipas aktakuzës e pandehura derisa ishte në pozitën e Drejtoreshës së Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronësi në Komunën e Pejës e kishte deklaruar pasurinë me vonesë dhe jashtë afatit ligjore dhe atë më 30 qershor 2020.Edhe asamblisti i AKR-së, Avni Gashi është dënuar me 300 euro gjobë dhe ndalim i ushtrimit të funksioneve zyrtare për një vit.
Ai në proces gjyqësor e kishte pranuar fajësinë pas leximit të aktakuzës nga prokurori Astrit Gashi, i cili kishte propozuar ndalimin e funksioneve zyrtare ndaj të pandehurit.
Gashi akuzohet se kishte deklaruar pasurinë me dhjetë ditë vonesë në kundërshtim me ligjin dhe afatet ligjore.Gjykata e Klinës e ka gjykuar edhe asamblistin e Vetëvendosjes, Xhevxhet Berisha, i cili në seancën fillestare të mbajtur në Gjykatën e Klinës, ishte deklaruar i fajshëm për mosdeklarimin e pasurisë brenda afatit ligjor.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësja Sabrije Rraci, i pandehuri është gjykuar me 300 euro gjobë, të cilin detyrohet ta paguajë brenda afatit prej 15 ditësh, pasi që aktgjykimit të bëhet i formës së prerë. Ndaj tij, nuk ka shqiptuar ndalimin e ushtrimeve të funksioneve zyrtare.
Berisha akuzohet se kishte deklaruar pasurinë me 11 ditë vonesë. Gjykata e Klinës e ka gjykuar me 300 euro gjobë edhe asamblisten e PDK-së të Kuvendit Komunal në Klinë, Shqipnora Dauti, e cila nga Prokuroria e Pejës akuzohet se nuk kishte deklaruar pasurinë brenda afatit ligjor.
Deri tek ky dënim kishte ardhur, pasi e pandehura kishte pranuar fajësinë për veprën penale që i vihej në barrë.Dënimin me gjobë, e pandehura është detyruar të paguaj brenda afatit prej 15 ditësh, pasi që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë. Ndaj saj, Gjykata e Klinës nuk ka shqiptuar dënimin plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve zyrtare.
Dauti akuzohet se ka deklaruar me vonesë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ajo ka deklaruar pasurinë më 29 qershor 2020 derisa afati ka qenë deri më 31 mars.
“Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430, paragrafi 1 të Kodit Penal, parasheh dënim me gjobë ose me burg deri në 3 tri vjet. /BetimipërDrejtësi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën