LAJMI I FUNDIT:

Ish deputeti i PD-së gjuan me grushte e shkelma qytetarin e moshuar (Video)

Ish deputeti i PD-së gjuan me grushte e shkelma qytetarin e moshuar (Video)

Kamera e Report TV ka fiksuar momentin e një icidenti ku janë përfshirë dy zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike dhe një qytetarë i moshuar.

Ish-deputeti PD, Fatbardh Kadillidhe ish-zv/ministri Enno Bozdo rreth orës 15:00 të kësaj të enjte, kanë qenë duke ecur në rrugën e njohur si Pedonalja në afërsi të Kuvendit.

Siç shihet nga pamjet, atyre i është afruar një person i cili ka nisur të ulërasë. Sekretari organizativ i PD Enno Bozdo ka tentuar ta qetësojë duke bashkëbiseduar por ka dështuar ta bindë atë. Situata është agravuar deri aty sa një moment Fatbardh Kadilli i ka kërkuar të ndërpresë sharjet.

Por debati dhe ulërimat prej qytetarit kanë vijuar çka ka sjellë një reagim të fortë nga Fatbardh Kadilli aktualisht Sekretar për Burimet Njerëzore në PD, i cili fillimisht e godet me këmbë e më pas me grusht. Enno Bozdo ka tentuar të shuaj sherrin duke shtyrë qytetarin. Një tjetër person aty pranë ka ndërhyrë për ta shuar sherrin e larguar Kadillin nga vendi konfliktit. Enno Bozdo dhe Fatbardh Kadilli janë larguar duke vijuar së ecuri në pedonale në drejtim të Ministrisë së Brendshme. Për këtë ngjarje Report TV kontaktoi Z. Kadilli i cili dha këtë shpjegim: “Isha me Z. Bozdo duke ecur në rrugë kur papritur një qytetar nisi të ulërasë duke na ofenduar me fjalët: Ju deputetët që na pitë gjakun……..e fyerje të tjera shumë të rënda”, shkruan ReportTV.

I shpjeguam, thotë Kadilli, se nuk jam më deputet. Megjithatë, sqaron Kadilli, agresiviteti i tij sa vinte e shtohej kundrejt nesh. “Madje fjalori i tij ishte shumë banal”. Më tej, Kadilli shpjegon se u gjet në një situatë të papritur përballë ofendimeve intensive të një personi në një kohë ku ai nuk mban asnjë post publik apo atë të deputetit për të cilin po ofendohej dhe ishte pikënisja e sherrit. “Isha i detyruar të reagoja në atë formë, dhe cilido person që do të ishte në pozicionin tim përballë lumit të ofendimeve, do bënte të njëjtën gjë”, tha Fatbardh Kadilli.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori