LAJMI I FUNDIT:

Ish-deputeti i AAK-së: Besoj në qëndrimet konstruktive e kombëtare të Gërvallës, të ulëta sulmet ndaj saj

Ish-deputeti i AAK-së: Besoj në qëndrimet konstruktive e kombëtare të Gërvallës, të ulëta sulmet ndaj saj

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj i quajti të ulëta e të papranueshme sulmet e ofendimet ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës dhe të shëmtuara e të panevojshme skenat e sotme në Kuvendin e Kosovës.

Dreshaj tha se të gjithë kanë bërë deklarata të ngutura e të pamatura në politikë, por me rëndësi janë qëndrimet e së tashmes.


Ai shtoi se bëson në qëndrimet konstruktive të Gërvallës si ministre.

“Së pesti, të gjithë ne në politikë në të kaluarën kemi bërë deklarata të ngutura e nganjëherë të pamatura. Shpesh nga ndikimet e fushatave elektorale, e nganjëherë nga emocionet e momentit. Të rëndësishme janë qëndrimet e të tashmes dhe të ardhmes, andaj besoj në qëndrimet konstruktive dhe kombëtare të zonjës Gërvalla tani si ministre”, shkruan Dreshaj.

Përmes një postimi në Facebook, Dreshaj tha se lufta e përbashkët duhet të jetë pandemia, vaksinimi dhe lufta e krizës ekonomike, e jo lufta politike pozitë-opozitë.

“Së pari, skenat e sotme në parlament janë të shëmtuara dhe të panevojshme. Së dyti, sulmet dhe ofendimet ndaj Donika Gërvallës janë të ulta dhe të papranueshme fillimisht si grua, e më pas si përfaqësuese e jona.  Së treti, lufta e jonë e përbashkët duhet të jetë pandemia, vaksinimi dhe lufta ndaj krizës ekonomike, e jo lufta politike pozitë-opozitë”, shkruan Dreshaj.

Ai po ashtu u shpreh se duhet të pritet 100 ditëshi i Qeverisë Kurti për të bërë një gjykim e vlerësim të përbashkët.

“Së katërti, sot janë bërë 45 ditë të Qeverisë Kurti. Prisni 100 ditë, prisni edhe pak dhe të japim një gjykim e vlerësim të përbashkët. Më pas, shohim e bëjmë”, shkruan ai.

Disa posterë me mbishkrimin “Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit!” janë vendosur kundër ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në rrugë të Prishtinës.

Këta posterë erdhën për deklaratat e mëhershme, kur Gërvalla pati thënë se disa nga ish-krerët e UÇK-së kanë bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë.

Sharje, kërcënime e tentim për përleshje fizike – gjithçka që ndodhi sot në seancën e Kuvendit të Kosovës
Lexo po ashtu Sharje, kërcënime e tentim për përleshje fizike – gjithçka që ndodhi sot në seancën e Kuvendit të Kosovës

Ndryshe, akuzat e kundër akuzat nuk ishin të vetmet që pamë e dëgjuam sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës e gjithçka duket se doli jashtë kontrollit me sharje, fyerje e kërcënime, ndërsa pati tentim edhe për përleshje fizike.

Posterë kundër Donika Gërvallës në Prishtinë: Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit
Lexo po ashtu Posterë kundër Donika Gërvallës në Prishtinë: Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit

Fjalimi i ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, e cila iu drejtua deputetëve të PDK-së se janë vet fajtor për formimin e Gjykatës Speciale, nxiti reagimin e ashpër të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori