LAJMI I FUNDIT:

Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Adem Jasharit, Januzi: Ai ka kursyer shokët sepse ka pasur shpirt bujar

Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Adem Jasharit, Januzi: Ai ka kursyer shokët sepse ka pasur shpirt bujar

Ali Januzi, ish-bashkëpunëtori i komandantit, Adem Jashari, ka rrëfyer për përvojën e tij gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Januzi ka thënë se Jashari ka pasur kritika për ata që kanë shkuar në Tiranë e që nuk janë kthyer më në Kosovë, transmeton Telegrafi.


“Ai ka pasur kritika për ata që kanë shkuar në Tiranë e nuk janë kthyer më në Kosovë. Ai thoshte se  ne duhet të qëndrojmë në Kosovë. Ne u kthyem në Kosovë sapo ka filluar lufta, por ne është dashtë që më 5 mars të jemi në Prekaz. Kur është bërë rrethimi i Adem Jasharit, askush më nuk ka mundur të depërtojë aty. Ademi i ka kursye shokët, ai ka qenë në gjendje të bie vetë dhe të ruaj shokët. Ademi asnjëherë nuk ka thënë eja më ndihmo”, deklaroi ai në Debat Plus të RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Januzi ka thënë se komandanti Jashari ka kursyer shokët sepse ka pasur shpirt bujar./Telegrafi/