Ish-banori i Big Brother VIP Albania 3, balerini Albi Nako, i ka propozuar për martesë partneres së tij, Doris, në studion e “S’e Luan Topi”.

Ndonëse janë bashkë prej shumë vitesh, ish-konkurrenti zgjodhi një mënyrë të veçantë për ta befasuar.


“Zgjodha të të mbaja në ëndrra sepse ti aty je në përjetësi”, tha Nako në fjalimin emocionues para partneres, e cila i kishte të mbuluar sytë.

Screenshot 46 3 Foto: Screenshot/YouTube

Teksa hapi sytë, Doris u emocionua nga gjithë kjo që ndodhi dhe shpërtheu në lot.

“Ndihemi si burrë e grua”, u shpreh ajo.

Screenshot 47 2 Foto: Screenshot/YouTube

“Tani fillon loja”, u shpreh koreografi i famshëm, me të qeshurave, pas pyetjes së moderatores Erjona Rusi.

Albi mori vëmendje gjatë kohës sa ishte në Big Brother, pavarësisht se qëndroi shumë pak. /Telegrafi/