Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Cameron Munter ka deklaruar se Serbia është para një vendimi se në cilën anë të realitetit botëror do të jetë, pas agresionit rus në Ukrainë.
Munter, një diplomat amerikan në pension i cili ishte ambasador nga viti 2007-2009, theksoi në një intervistë me Zërin e Amerikës se devijimi nga vlerat perëndimore mund ta çojë Serbinë dhe qytetarët e saj në harresë.
“Frika ime, si mik i popullit serb, të cilin e konsideroj se i përkasin Bashkimit Evropian, është se do ta bëjë Serbinë të parëndësishëm. Kjo do të ishte për të ardhur keq, sepse Serbia ka shumë për t’i ofruar Perëndimit. Ju duhet të vendosni se çfarë lloj vendi doni të jeni. Autoritar – që merret me median, pa opozitë dhe në thelb pajtohet me sulmin e paarsyeshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, apo dëshironi të jetoni një jetë evropiane? Kjo është zgjedhja që duhet të bëjnë qytetarët e Serbisë dhe lidershipi i saj. Nëse ata dështojnë, ata thjesht do të harrohen”, tha Munter, duke theksuar se harresa për të cilën po flet është, sipas tij, më e keqe se presionet apo kushtet ndërkombëtare.
Ai po ashtu ka thënë se vizita në Ballkan e ndihmëssekretares për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried është i shumëfishtë.
“Qëllimi i vizitës së saj [Karen Donfried] është i shumëfishtë. Këtu përfshihen marrëdhëniet Kosovë-Serbi, si dhe korrupsioni, por edhe një sërë çështjesh të tjera. Kur Administrata e presidentit Joe Biden mori detyrën, u desh kohë që stafi adekuat të emërohej në poste të rëndësishme. Ajo e trajtonte Evropën në mënyrë konceptuale, por ndërkohë, për shkak të gjërave të rëndësishme që kanë ndodhur, e ka kuptuar se duhet të fokusohet”, ka shtuar ai.
“Për fat të mirë, njerëz si Karen Donfried dhe Gabriel Escobar, të cilët janë të fokusuar në rajon, kanë marrë detyrën. Donfried ka shumë gjëra përpara dhe ajo do të fokusohet në to. Këto përfshijnë marrëdhëniet Kosovë-Serbi, luftën kundër korrupsionit, anëtarësimin e ardhshëm të rajonit në Bashkimin Evropian, problemet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe rrethanat e reja botërore të krijuara nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës”, përfundon Munter. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Putin kërkon takim me Trumpin
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova