Isak nuk po luan me ekipin e tij, përzgjedhësi Tomasson tregon arsyen pse e ftoi sulmuesin për ndeshjen ndaj Kosovës

Suedia i hap kualifikueset me një vizitë në Slloveni më 5 shtator, dhe tre ditë më vonë do të luajë në Prishtinë ndaj Kosovës.
Edhe pse aktualisht është jashtë fushave për shkak të një mosmarrëveshjeje me drejtuesit e Newcastle United , sulmuesi Alexander Isak është në listën e lojtarëve të kombëtares suedeze për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Edhe pse ka një kontratë me Newcastle United deri në vitin 2028, Isak po përpiqet të largohet nga “St James Park” dhe të vazhdojë karrierën e tij te Liverpool, por klubet ende nuk kanë rënë dakord.
Sulmuesi suedez aktualisht po stërvitet veçmas nga ekipi i parë i 'Larsakave' dhe së fundmi publikoi një mesazh ku thuhej se ka humbur besimin te drejtuesit e klubit për shkak të premtimeve të pambajtura.
"Jam shumë i lumtur që Isak dëshiron të jetë pjesë e ekipit, ai është një lojtar i shkëlqyer".
"Situata e tij nuk është perfekte dhe ai nuk është stërvitur me ekipin e tij. Por ai është një lojtar që mund të jetë i vendosur dhe dëshiron të jetë pjesë e ekipit tonë. Kupa e Botës është e rëndësishme për Alexander Isak", ka thënë përzgjedhësi i Suedisë, Jon Dahl Tomasson.
Suedia do të luftojë për Kupën e Botës në Grupin B së bashku me ekipet kombëtare të Zvicrës, Kosovës dhe Sllovenisë. /Telegrafi/





















































