LAJMI I FUNDIT:

Isa Mustafa pritet që të dërgohet jashtë shtetit

Isa Mustafa pritet që të dërgohet jashtë shtetit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kohët e fundit është duke u përballur me disa probleme shëndetësore, për çka edhe është shtrirë në spital.

Por, gjendja e tij shëndetësore është duke u përmirësuar.


Këshilltari i Mustafës, Besnik Berisha, e ka thënë këtë për klankosova.tv, duke shtuar se ai mund të udhëtojë jashtë vendit për disa ekzaminime.

“Dje personalisht e kam vizituar z. Mustafa dhe mund t’ju njoftoj se gjendja shëndetësore e z. Mustafa tashmë është në përmirësim e sipër dhe se trajtimi i tij është duke shkuar mjaft mirë”, ka thënë Berisha.

“Është planifikuar që në ditët në vijim të kryhen dhe disa ekzaminime të cilat ka mundësi që do të bëhen jashtë shtetit dhe z. Mustafa pritet që shpejt t’i kthehet punës dhe aktiviteteve të tij të përditshme politike dhe jo vetëm”, ka shtuar ai.

Lidhur me këtë çështje, njësoj është deklaruar edhe deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, i cili ka konfirmuar udhëtimin e Mustafës duke thënë se gjendja e tij shëndetësore nuk është në rrezik por që duhet të udhëtojë për të kryer disa kontrolle.

“Nuk ka dëmtime serioze. Pranë tij ka qëndruar vëllai i tij teksa do të udhëtojë për disa ditë dhe do të kryejë një rehabilitim. Së shpejti Mustafa do të deklarohet edhe personalisht për gjendjen e tij shëndetësore”, ka thënë Beqiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori