LAJMI I FUNDIT:

Irlanda akuzon Izraelin se ka nisur “fushatë dezinformuese” kundër UNRWA-së palestineze

Irlanda akuzon Izraelin se ka nisur “fushatë dezinformuese” kundër UNRWA-së palestineze

Ministri i jashtëm irlandez, Micheal Martin, ka akuzuar Izraelin se ka nisur një fushatë “dezinformuese” kundër agjencisë palestineze të refugjatëve, UNRWA.

Duke u zotuar për 19,879,800 euro mbështetje, Martin u kërkoi vendeve tjera të anulojnë pezullimet e tyre të financimit.


Agjencia palestineze e ndihmës e cila ofron kujdes shëndetësor dhe arsim në Gazë, po përballet me një të ardhme të pasigurt pasi Izraeli ka pretenduar se 12 izraelitë ishin të përfshirë në sulmin e 7 tetorit, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka urdhëruar Izraelin të mundësojë ofrimin e shërbimeve bazë të nevojshme në ndihmën humanitare për të trajtuar kushtet e pafavorshme të jetës me të cilat përballen palestinezët në Rripin e Gazës”, tha ministri irlandez.

“Në vend të kësaj, Izraeli ka nisur një fushatë dezinformimi kundër UNRWA-s. Ndihma e mjaftueshme nuk po arrin ende civilët në Gaza dhe kjo është shumë e papranueshme”, shtoi ai.

UNRWA ka humbur 419,814,600 euro dhe po përballet me një mungesë të madhe financimi, tha komisioneri i përgjithshëm i saj, Philippe Lazzarini.

Martin i bëri thirrje Izraelit që t’i dorëzojë OKB-së të gjithë informacionin që ka për anëtarët e stafit të UNRWA-së, e cila bëhet e ditur se ka nisur hetimet për pretendimet ndaj saj. /Telegrafi/