Irina Shayk tregon format mahnitëse me bikini të zeza

Irina Shayk po e jeton verën në mënyrën më elegante të mundshme, duke treguar format e saj mahnitëse në disa imazhe verore që i ndau me ndjekësit në Instagram.
Supermodelja 39-vjeçare ka ndarë një sërë fotografish ku shfaqet e relaksuar dhe plot vetëbesim, teksa ish-i i saj i përfolur, Tom Brady, raportohet se është në një lidhje me aktoren kolumbiane Sofia Vergara.
Në një set të publikuar për 24 milionë ndjekësit e saj, Irina shfaqet në bikini të zeza, duke notuar në ujëra kristal blu-jeshile, me mbishkrimin “Verë e mbarë”, shkruan DailyMail.
Fotografitë janë realizuar në vende piktoreske, duke përfshirë edhe një imazh bardh e zi ku ajo duket me flokët që i valëviten nga era, si dhe një selfie me bikini me print leopard dhe fund të bardhë, ku shfaqet plot hijeshi.
Në një tjetër pamje më të thjeshtë, ajo shihet me xhinse të çelëta, një bluzë të bardhë dhe atlete, duke e treguar stilin e saj edhe jashtë rrobave të banjës.
Pavarësisht zhurmës së krijuar rreth romancës së re të ish-të dashurit të saj me yllin e “Modern Family”, Shayk duket se është e fokusuar tek vetja dhe mirëqenia e saj.
Kujtojmë që në fillim të këtij viti qarkulluan lajme për një ribashkim të mundshëm mes saj dhe Tom Brady, megjithatë duket se rrugët e tyre janë ndarë përfundimisht. /Telegrafi/
































































