Irina Shayk shkëlqeu me fustan sateni në festën e Victoria’s Secret – elegancë që rrallë shihet

Irina Shayk u shfaq në versionin e saj më magjepsës në pas-mbrëmjen e Victoria’s Secret Fashion Show 2025, duke dëshmuar se edhe një fustan i thjeshtë mund të duket spektakolar
Supermodelja ruse, një nga emrat më të kërkuar në industrinë e modës dhe një ikonë e stilit të sotëm, shkëlqeu fillimisht në pasarelë, ndërsa më pas la pa frymë të pranishmit në after-party-n e organizuar në një klub të njohur të Nju Jorkut.
Pas daljeve me të brendshme tërheqëse në pistë, Irina u shfaq me një fustan sateni në ngjyrë shampanje, që binte lehtë mbi trupin e saj dhe ndiqte linjat në mënyrë elegante. Fustani, i gjatë deri në dysheme, bëhej edhe më joshës nga fakti se ajo e kishte zgjedhur ta vishte pa sytjena, transmeton Telegrafi.

Minimalizmi i kësaj pamjeje ishte një frymëmarrje e re për Irinën, një zgjedhje e thjeshtë, por e përkryer për mbrëmje të tilla. Ajo e kompletoi dukjen me sandalet metalike argjendi, aksesore të ndritshme dhe bizhuteri të holla, ndërsa mungesa e manikyrit tregoi edhe njëherë se preferon pamjen natyrale.
Për grim, kishte zgjedhur tonet më të errëta, ndërsa flokët e stiluar me efekt “të lagur” i jepnin një ndjesi të lehtë dhe moderne. Pamjen e përfundoi me një çantë të bardhë në sup, që e bënte të gjithë kombinimin të dukej elegant dhe i menduar deri në detaj.
Me këtë paraqitje, Irina Shayk edhe njëherë dëshmoi se thjeshtësia është zbukurimi më i bukur.
/Telegrafi/





























































