LAJMI I FUNDIT:

Irina Shayk pozon në të brendshme me stampim gjarpri pas pjesëmarrjes në pasarelën e “Savage x Fenty”

Irina Shayk pozon në të brendshme me stampim gjarpri pas pjesëmarrjes në pasarelën e “Savage x Fenty”
Foto: Instagram

Irina drejtoi pasarelën e “Savage X Fenty Vol 3” e cila u shfaq për herë të parë javën e kaluar në Amazon Prime.

Dhe, sigurisht që ajo dinte të tërhiqte edhe më shumë vëmendje për shfaqjen në gjigantin e transmetimit.


Modelja 35-vjeçare ruse ndau në Instagram disa fotografi shumë zbuluese nga shfaqja e të brendshmeve.

Foto: Instagram

Ajo tërhoqi vëmendjen me një trupore seksi me stampim të lëkurës së gjarprit, e cila kishte një prerje të madhe në pjesën e përparme që ekspozoi linjat e saj.

Ajo gjithashtu ekspozoi të pasmet kur pozoi nga prapa.

Foto: Instagram

Postimi u përshkrua: “Helmi juaj”, teksa mori shumë pëlqime e komente pozitive. /Telegrafi/

Foto: Instagram