LAJMI I FUNDIT:

IRI: Rritet besimi për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

IRI: Rritet besimi për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Rritje e optimizmit në lidhje me situatën politike në vend dhe perspektivat për anëtarësimin në BE, tregojnë rezultatet nga sondazhi i popullatës në Maqedoni që sot i publikoi Qendra për Hulumtime Anketuese e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI).

Sipas rezultateve, numri i qytetarëve të cilët e përshkruajnë situatën e brendshme politike si “të qetë dhe stabile” është rritur prej vetëm 5 për qind në mars të vitit 2017 në 44 për qind në gusht të vitit 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ky ndryshim sipas IRI, me siguri është i lidhur me formimin e fundit të Qeverisë së re pas dy viteve të konfliktit të ashpër politik dhe pasigurisë në vend. Përqindja e atyre të cilët e përshkruajnë situatën momentale si “të pasigurt dhe të tensionuar”, megjithatë, ka rënë për 18 për qind nga 62 për qind në mars të vitit 2017, në 44 për qind në gusht të vitit 2017, ndërsa numri i atyre të cilët e quajnë situatën “kritike dhe jostabile” shënon ulje prej 22 për qind edha atë prej 32 për qind në mars të vitit 2017, në 10 për qind në gusht të vitit 2017.

Qytetarët e Maqedonisë, gjithashtu, theksojnë nga IRI, duket se janë optimistë për çështjen për imazhet për inkuadrimin drejt Bashkimit Evropian. Numri i atyre të cilët mendojnë se vendi tani është më afër inkuadrimit në BE-së sesa kur ka marrë status të kandidatit, është ngritur prej 13 për qind në mars të vitit 2017 në 14 për qind.

Mbështetja për anëtarësim në BE edhe më tej është e fuqishme në 77 për qind, me përmirësim për 5 për qind nga marsi i vitit 2017.

Gjithashtu, si duket pesimizmi në lidhje me cilësinë e jetës në Maqedoni është zvogëluar, numri i të anketuarve të cilët konsiderojnë se cilësia e tyre e jetës po keqësohet, është ulur nga 38 për qind në mars të vitit 2017 në 24 për qind.

Sondazhi është zbatuar për Qendrën për hulumtime anketuese përmes Brima, firmë për hulumtime. Të dhënat janë mbledhur nga 4 deri më 21 gusht të vitit 2017 përmes intervistave sy në sy në shembull kombëtar përfaqësues nga 1.105 të anketuar të moshës prej mbi 18 vjet. Margjina e gabimit është plus ose minus tre për qind të shtrirjes së mesme në nivel të besimit prej 95 për qind. Ky hulumtim është mundësuar me mbështetjen e Agjencisë së SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar (USAID).

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori