LAJMI I FUNDIT:

IRI: Qeveria e ardhshme duhet t’a kthejë besimin tek sistemi politik

IRI: Qeveria e ardhshme duhet t’a kthejë besimin tek sistemi politik

Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), gjatë monitorimit të deritanishëm të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni, shkruan se sipas anketave në bllokun maqedonas do të fitojë OBRM-PDUKM-ja, ndërsa tek shqiptarët BDI-ja, por me më pak vota se në zgjedhjet e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas IRI, anketat gjithashtu tregojnë një përqindje të madhe të qytetarëve të pavendosur, të cilët mund të jenë vendimtarë në zgjedhje.


Sipas këtij Instituti, këto zgjedhje janë të rëndësishme për shkak se janë të parat, prej kur filloi kriza politike në vitin 2014 dhe të parat pas publikimit të materialeve të përgjuara./Telegrafi/