LAJMI I FUNDIT:

IRI: Gjysma e popullatës në Maqedoni nuk janë të kënaqur me punën e kryetarëve të komunave

IRI: Gjysma e popullatës në Maqedoni nuk janë të kënaqur me punën e kryetarëve të komunave

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë janë të shqetësuar lidhur me punën e autoriteteve lokale, tregojnë rezultatet nga anketa kombëtare e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) i zbatuar përmes intervistave sy më sy ndaj 1.108 qytetarëve në periudhën prej datës 4 deri më 12 mars të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Derisa shumë kujdes i është kushtuat sfidave kombëtare të Maqedonisë, shqetësimi lidhur me punën e autoriteteve lokale është qartë e dukshme në anketën më të re. Në prag të zgjedhjeve lokale, që pritet të mbahen më vonë gjatë këtij viti, partitë politike duhet të gjejnë mënyrë për zgjedhjen e problemeve të cilat janë më të rëndësishme për votuesit lokal”, thotë Jan Surotçak, drejtor rajonal i IRI-it për Evropën.


Prej të anketuarve 51 për qind kanë deklaruar se deri diku ose janë shumë të pakënaqur nga puna e kryetarëve të tyre të komunave, ndërsa 47 për qind i kanë shfaqur qëndrimet e njëjta për këshillat e tyre komunal. Pakënaqësi nga administrate lokale kanë shfaqur 46 për qind nga të anketuarit.

Madje 37 për qind vlerësojnë se komuna e tyre lëviz në drejtim të gabuar, 35 për qind janë neutral, ndërsa vetëm 23 për qind vlerësojnë se komuna e tyre lëviz në drejtimin e duhur.

Mbështetje për anëtarësim në BE kanë dhënë 72 për qind nga të anketuarit, ndërsa për anëtarësim në NATO janë prononcuar 71 për qind, njofton AIM.

Megjithatë 59 për qind vlerësojnë se për momentin Maqedonia është më larg prej anëtarësimit fuqiplotë në BE se sa në vitin 2005, kur për herë të parë u bë kandidate.

Edhe pse mbështetja për anëtarësim në BE dhe NATO mbetet në fuqi, megjithatë është më e ulët nga anketa paraprake kombëtare e IRI-it e zbatuar në nëntor të vitit 2016 kur 76 për qind nga të anketuarit janë prononcuar për anëtarësim në BE, ndërsa 77 për qind e kanë mbështetur anëtarësimin në NATO. Anketa ishte zbatuar në Qendrën për hulumtime anketash Brima, firmë për hulumtim të tregut në bashkëpunim me Çeriot LLC. Të dhënat janë me margjinë të gabimit prej plus një ose minus tre për qind mesatarisht në nivel të besimit prej 95 për qind. Shkalla e jehonës është 71 për qind. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori