LAJMI I FUNDIT:

Irani u godit mbi 800 herë nga tërmetet për vetëm një muaj

Irani u godit mbi 800 herë nga tërmetet për vetëm një muaj

Një total prej 847 tërmetesh janë regjistruar në Iran gjatë periudhës 21 maj – 21 qershor 2021, sipas Institutit të Gjeofizikës të Universitetit në Teheran.

Katërmbëdhjetë tërmete me fuqi mbi 4 ballë sipas shkallës Rihter janë regjistruar nga Qendra Kombëtare Sizmologjike, më e madhja prej të cilave më 6 qershor, 5.2 ballë afër Salehabad, në provincën perëndimore Ilam.


Siç bëhet e ditur më tej, 774 tërmete me madhësi më të vogël se 3 ballë dhe 59 tërmete me madhësi midis 3-4 ballë, gjithashtu 13 tërmete me madhësi 4-5 ballë sipas Rihterit kanë ndodhur në po të njëjtën periudhë.

Gjithashtu, një tërmet me madhësi 5-6 ballë tronditi Iranin, një rajon shumë aktiv sizmik, i njohur jo vetëm për tërmetet katastrofike, por edhe për katastrofat që lidhen me rreziqet natyrore.

Rreth 2 për qind e tërmeteve të botës ndodhin në Iran, por më shumë se 6% e viktimave të tërmeteve botërore gjatë shekullit 20 raportohen nga tërmetet iraniane.

Kjo tregon nivelin e lartë të cenueshmërisë në Iran, sipas Mehdi Zare, një profesor i sizmologjisë inxhinierike.

Teherani është gjithashtu një nga metropolet më të rrezikshme në botë sa i përket rrezikut nga katastrofa të ndryshme natyrore, të tilla si tërmete, përmbytje, thatësirë, rrëshqitje toke, zjarre pas tërmetit etj. /kp/Telegrafi/