LAJMI I FUNDIT:

Irani do të ekzekutojë “spiunin e CIA-s”, që ndihmoi ushtrinë amerikane të lokalizojë gjeneralin Qassem Soleimani

Irani do të ekzekutojë “spiunin e CIA-s”, që ndihmoi ushtrinë amerikane të lokalizojë gjeneralin Qassem Soleimani

Irani është zotuar se do të ekzekutojë burrin e akuzuar si spiun i CIA-s dhe Mossadit, që kinse u kishte dhënë informacione forcave amerikane mbi vendndodhjen e gjeneralit iranian Soleimani, para se të vritej në një sulm ajror me dron në Bagdad të Irakut.

Irani pretendon se Seyed Mahmoud Mousavui Majd, me kombësi iraniane, kishte pranuar para nga shërbimet inteligjente të SHBA-ve dhe Izraelit, në këmbim të dorëzimit të informacioneve mbi inteligjencën e njësisë iraniane Quds, transmeton Telegrafi.


Ai është dënuar me vdekje këto ditë dhe ekzekutimi i tij pritet të ndodh “së shpejti”, të paktën kështu ka njoftuar zëdhënësi i ministrisë së Drejtësisë në Iran.

Qassem Soleimani, zyrtar i lartë i ushtrisë iraniane që njëherit udhëhiqte me forcat Quds, ishte vrarë në një sulm ajror të realizuar nga forcat amerikane në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit, gjatë 3 janarit të këtij viti.

Ky sulm kishte nxitur frikë dhe rritje të tensioneve mes SHBA-ve dhe Iranit, ku Teherani zyrtar ishte zotuar për hakmarrje. Madje gjatë 8 janarit, ushtria iraniane kishte lansuar disa raketa mbi bazën ajrore amerikane në Irak, duke shkaktuar dëme materiale, por jo edhe lëndimin e trupave amerikane

Shumë pak dihet për Majd, identiteti i të cilit më herët nuk ishte zbuluar, Besohet se ai është anëtar i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, ku falë këtij posti ka arritur të sigurojë informacione mbi vendndodhjen e gjeneralit Soleimani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori