Irani publikon video të sekuestrimit të anijes me detarë nga Mali i Zi

Rojet Revolucionare Iraniane kanë publikuar një video të anijes së sekuestruar ku ndodhen edhe detarë nga Mali i Zi.
Anija “MSC Francesca”, që operonte nën pronësinë ose qiranë e kompanisë Mediterranean Shipping (MSC), është ndaluar në zonën e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa po përpiqej të largohej nga Gjiri Persik dhe të lundronte drejt Gjirit të Omanit dhe Detit Arabik.
Në pamjet e publikuara shihet se pjesëtarë të Gardës Revolucionare i afrohen anijes me mjete të armatosura dhe hipin në bord, pas së cilës e marrin nën kontroll, shkruan vijesti.me.
Sipas autoriteteve malazeze, në anije ndodhen katër detarë nga Mali i Zi, ndërsa është konfirmuar se të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të sigurt.
Po zhvillohen negociata mes kompanisë së anijes dhe palës iraniane për lirimin e anijes dhe ekuipazhit, ndërsa institucionet përkatëse po e ndjekin situatën nga afër.
Ndryshe, Irani nuk po lejon kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com





















































