LAJMI I FUNDIT:

Irani prezantoi ‘radarin për coronavirus’ që mund të ‘zbulojë rastet deri në 100 metra larg’ – por që nuk do t’ua jep amerikanëve

Irani prezantoi ‘radarin për coronavirus’ që mund të ‘zbulojë rastet deri në 100 metra larg’ – por që nuk do t’ua jep amerikanëve

Irani prezantoi një pajisje këtë javë për të cilën pretendon se mund të zbulojë rastet me coronavirusë nga rreth 100 metra larg.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shefi i Gardës Revolucionare iraniane, Hossein Salami u mburr se “shkencëtarët vendas” kishin shpikur pajisjen “më të mirë” për të zbuluar rastet e virusit “nga distanca” pa pasur nevojë për një test gjaku.


Se si do të funksiononte kjo është e paqartë, por mediat iraniane pretenduan se pajisja kishte një shkallë të saktësisë ’80 për qind’ dhe përfundimisht mund të adaptohej për ‘zbulimin e të gjitha llojeve të viruseve’.

Por siç shkruan DailyMail, kjo pajisje ka mund të krahasohet me detektorët e rremë të bombave të shitura nga James McCormick, një britanik i cili bëri 20 milionë funte, përpara se të përfundonte në burg në vitin 2013.

Ndryshe vlerësohet se Irani ishte një vend që shumë herët e kishte virusin, madje u fajësua për eksportimin e virusit në të gjithë Lindjen e Mesme për shkak të mosveprimit të regjimit.

Por agjencia e lajmeve Tasnim tha që pajisja ishte një ‘instrument i jashtëzakonshëm dhe unik’ i zhvilluar nga ‘shkencëtarët vendas’.

Gjeneralmajor Salami mori pjesë vetë në një “ceremoni zbulimi” ku tha se pajisja mund të përdoret për “ekzaminimin e njerëzve në një shkallë të gjerë”.

Salami tha se pajisja krijon një ‘fushë magnetike’ e cila lokalizon një infeksion virusi ‘brenda një rreze 100 metra’.

Kur antena e pajisjes drejtohet kah një lokacion specifik, ajo do të zbulojë vendin e kontaminuar brenda rreth pesë sekondave, mburrej ai.

Pajisja është supozuar se është testuar në spitale me ’80 për qind saktësi’ dhe Irani shpreson të zhvillojë ‘versione të azhurnuara’ për të provuar për sëmundje të tjera.

Salami më vonë vazhdoi më tej dhe pretendoi se ‘dhjetëra vende’ kishin kontaktuar Iranin me qëllim që të kishin këtë pajisje.

Sidoqoftë, pajisjet “nuk do të ndaheshin me amerikanët derisa të hiqen të gjitha sanksionet”, paralajmëroi ai, sipas uebfaqes Al-Monitor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Tajvani goditet nga dhjetëra tërmete, më i fuqishmi me magnitudë 6.3

Tajvani goditet nga dhjetëra tërmete, më i fuqishmi me magnitudë 6.3

Azia
Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori