LAJMI I FUNDIT:

Irani paralajmëron Trumpin mbi marrëveshjen bërthamore

Irani paralajmëron Trumpin mbi marrëveshjen bërthamore

Irani paralajmëron Donald Trumpin mbi sabotimin e marrëveshjes bërthamore.

“Nuk do të jetë dhe aq e këndshme”, thotë ministri i Jashtëm iranian, Mohamad Javad Zariff, që la të kuptohet se Teherani mund t’i rikthehet pasurimit të uraniumit nëse rrëzohet marrëveshja e arritur me aq mundim.


Në janar, Trump kërcënoi ta zhbëjë paktin duke refuzuar të frenojë një raund sanksionesh të muajit maj, çka konsiderohet thelbësore për ujdinë.

Zarif e bëri të qartë se nëse Amerika tërhiqet, atëherë Irani do të refuzojë t’i qëndrojë marrëveshjes vetëm me europianët, duke e cilësuar një mundësi të tillë tejet të pagjasë, përcjell Telegrafi.

Tërheqja e plotë nga marrëveshja dhe rikthimi tek procesi aktualisht i ndaluar i pasurimit të uraniuamit është një nga skenarët më të mundshme, ndonëse sipas Zarifit, në Parlamentin iranian po diskutohen edhe propozime të tjera që përfshijnë masa drastike, të cilat nuk pranoi t’i përmendte.

“Administrata e Trump e ka mundësinë ta përmbysë marrëveshjen, por duhet ta dijë se do të përballet me pasoja”, deklaroi Zarif.

“Kur të vijë momenti, ne do t’i marrim vendimet tona mbështetur mbi interesin tonë kombëtar, por cilido qofshin ato nuk kanë për të qenë aspak të mira për Shtetet e Bashkuara, këtë mund ta them me siguri”, vazhdon ai.

Shefi i diplomacisë iraniane foli nga Nju Jorku kur ndodhet për një takim të OKB-së me mënyrat e ndërtimit të paqes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori