LAJMI I FUNDIT:

Irani ishte përgatitur të ‘vriste 5,000 amerikanë’, nëse SHBA do t’i përgjigjej sulmit të mbrëmshëm me raketa në Irak

Irani ishte përgatitur të ‘vriste 5,000 amerikanë’, nëse SHBA do t’i përgjigjej sulmit të mbrëmshëm me raketa në Irak

Irani do të bëjë një ‘hakmarrje më të ashpër’ ndaj trupave amerikane në Lindjen e Mesme, pasi një sulm fillestar me raketa të mërkurën dështoi pasi nuk vrau asnjë ushtarë amerikan, ka paralajmëruar një komandant i lartë iranian.

Gjenerali i Gardës Revolucionare Islamike, Abdollah Araghi, kërcënoi për hakmarrje të mëtejshme kundër SHBA-së të enjten, transmeton Telegrafi.


Ndërkohë komandanti i forcave ajrore Amir Ali Hajizadeh, pohoi se Irani ishte përgatitur të nisë ‘qindra’ raketa që kishin për qëllim të vrisnin deri në 5 mijë amerikanë nëse Trump kishte vendosur të hakmerret ndaj raketave që u lëshuan mbrëmë afër ambasadës amerikane në Bagdad.

Duke folur në televizionin iranian, Hajizadeh pretendoi se Irani nuk kishte për qëllim të vriste askënd gjatë sulmit me raketa.

“Nëse po kërkonim të vrisnim, mund të kishim projektuar operacionin në një mënyrë të tillë që 500 amerikanë të vriteshin në gjuajtjen e parë. Nëse ata do të ishin përgjigjur, 4,000 deri në 5,000 të tjerë do të vriteshin në hapat e ardhshëm brenda 48 orëve”, tha ai.

Ai më vonë shtoi se: ‘Ne kemi gjuajtur 13 raketa dhe ishim të gatshëm të ndiznim qindra të tjera në rast të ndonjë reagimi nga SHBA. Ishim të përgatitur për t’iu përgjigjur secilit sulm të tyre”.

Dje Trump mbrojti shënjestrimin e tij ndaj Soleimanit, dhe tha që gjenerali ‘duhej të ishte eliminuar shumë kohë më parë’.

”Fakti që kemi këtë ushtri dhe pajisje të shkëlqyeshme, megjithatë, nuk do të thotë që duhet t’i përdorim ato. Ne nuk duam t’i përdorim ato. Fuqia amerikane, si ushtarake ashtu edhe ekonomike, është parandaluesi më i mirë”, tha Trump.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara ‘menjëherë do të vendosin sanksione shtesë ndëshkuese ekonomike ndaj regjimit iranian’ si përgjigje ndaj asaj që ai e quajti ‘agresion iranian’.

Presidenti gjithashtu propozoi një marrëveshje të re me Iranin, duke thënë: “Të gjithë duhet të punojmë së bashku për të bërë një marrëveshje me Iranin që e bën botën një vend më të sigurt dhe më të qetë”.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Mark Esper paralajmëroi që ushtria amerikane të mbetet ‘e gatshme për çdo gjë’. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Evropa
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Kalo në kategori