LAJMI I FUNDIT:

Irani dhe Arabia Saudite bien dakord për rivendosjen e marrëdhënieve

Irani dhe Arabia Saudite bien dakord për rivendosjen e marrëdhënieve

Irani dhe Arabia Saudite kanë rënë dakord të rivendosin lidhjet dhe të rihapin ambasadat brenda dy muajve, sipas mediave shtetërore iraniane dhe saudite.

Marrëveshja erdhi pas bisedimeve të zhvilluara në kryeqytetin kinez, Pekin, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.


“Si rezultat i bisedimeve, Irani dhe Arabia Saudite ranë dakord të rifillojnë marrëdhëniet diplomatike dhe të rihapin ambasadat… brenda dy muajsh”, raportoi të premten agjencia iraniane e lajmeve IRNA.

Agjencia Saudite e Shtypit konfirmoi marrëveshjen kur publikoi gjithashtu deklaratën e përbashkët nga Arabia Saudite dhe Irani, ku thuhej se të dy vendet kishin rënë dakord të respektonin sovranitetin shtetëror dhe të mos ndërhynin në punët e brendshme të njëri-tjetrit.

Deklarata tha gjithashtu se Riadi dhe Teherani kishin rënë dakord të aktivizonin një marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e nënshkruar në vitin 2001.

Tensionet kanë qenë prej kohësh të larta mes rivalëve rajonalë. /Telegrafi/