LAJMI I FUNDIT:

IPKO sjell pakon Promocionale (TV + Internet), prej vetëm 20 euro në muaj

IPKO sjell pakon Promocionale (TV + Internet), prej vetëm 20 euro në muaj

Edhe këtë fundvit, IPKO vazhdon të surprizojë duke sjellë pakon Promocionale dhe ofertën më të mirë në treg për të gjithë klientët e rinj.

Duke vazhduar te ofrojë shërbime superiore të kombinuara (TV + internet), këtë herë IPKO ofron për klientët e rinj 2 resiver me një çmim promocional: një resiver ku përfshihen edhe të gjitha kanalet e sportit si dhe resiverin e dytë me 100 kanale! Për më tepër, me këtë ofertë klientët përfitojnë edhe internet me shpejtësi deri në 100 Mbps.

Pako Promocionale ofron edhe përmbajte televizive superiore duke transmetuar filma, dokumentarë dhe emisionet më të mira aktuale. Ajo që e bën të veçantë pakon Promocionale është se për një çmim prej vetëm 20 euro në muaj, kjo pako ofron edhe përmbajtjen më të pasur sportive, duke përfshirë ligat më të shikuara të futbollit që transmetohen me të drejta ekskluzive në vend. IPKO vazhdon të ketë ekskluzivitetin e transmetimit të përmbajtjes më të mirë sportive si dhe Ligave si La Liga, Premier League dhe Seria A, për territorin e Kosovës, duke sjellë për shikuesit sportin më të shikuar përmes platformës IPKO – Digitalb.

Qoftë për argëtim, sport, lajme, muzikë, filma apo dokumentarë, klientët e pakos Promocionale mund të shijojnë përvojën më të mirë televizive, gjithashtu edhe përmes platformës TViM.

Kjo ofertë është e vlefshme deri me datën 31 Dhjetor, 2020 dhe vlen vetëm për klientët e rinj.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj oferte vizitoni faqen www.ipko.com

IPKO është operatori më i qëndrueshëm në Kosovë dhe është i njohur për ofrimin e përmbajtjes superiore televizive, internetin më stabil në vend dhe shërbimin më të mirë ndaj klientit. IPKO është plotësisht e përkushtuar për tu ofruar klientëve të saj shërbimin më të mirë në fushën e komunikimit, për të pasur një rrjet të qëndrueshëm, shumëllojshmëri zgjedhjesh dhe oferta fantastike, gjithmonë për të thjeshtuar dhe përmirësuar cilësinë e jetës. /Telegrafi/

Artikull i sponsoruar