LAJMI I FUNDIT:

IPKO shpërblen klientët–dyfishon shpejtësinë e internetit, me çmim të njëjtë

IPKO shpërblen klientët–dyfishon shpejtësinë e internetit, me çmim të njëjtë

IPKO Telecommunications L.L.C ka zhvilluar dhe ngritur nivelin e shpejtësisë së internetit në rrjet, duke e dyfishuar atë dhe njëkohësisht, duke u ofruar klientëve të saj “super” internet në shtëpi.

Nga sot, të gjithë klientët e pako produkteve (Televizion Digjital & Internet) të Duo, Super Duo, Trio dhe Pro Pakove, do të kenë internet dyfish më të shpejtë, me çmimin e njëjtë. Ndërsa, përfituesit më të mëdhenj janë klientët e pakove Super Duo, pasi shpejtësia e tyre tani arrin deri në 40-50 Mpbs.

Marrë parasysh që teknologjia zhvillohet çdo ditë dhe tani është rritur numri i pajisjeve të mençura, është e domosdoshme që internetin ta kemi sa më të shpejtë dhe sa më cilësor. Të gjithë përmbajtjen në internet, si shkrime, fotografi, video etj, tani mund t’i shkarkoni me shpejtësi dyfish më të shpejtë

Investimet në ngritjen e sistemit në rrjet tashmë kanë përfunduar, ndërsa pako produktet me internet tani janë si në vijim:

Pako produktet me shpejtësi 10 Mpbs, kanë kaluar në 20Mpbs
15 Mpbs, ka kaluar në 30 Mpbs
20 Mpbs, ka kaluar në 40 Mpbs
25Mpbs, ka kaluar në 50 Mpbs

Ndërsa për të arritur këtë shpejtësi, klientët e IPKO-së duhet të posedojnë Modemin e modelit 3.0, të cilin mund ta ndërrojnë pa pagesë, në të gjitha dyqanet e IPKO-së në Kosovë.

IPKO Telecommunications L.L.C është lider në zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit, duke ofruar shërbimet me kualitetin më të lartë në treg. IPKO ka dyfishuar shpejtësinë e internetit, përderisa klientët tashmë kanë super internet, me çmimin e vjetër.

IPKO është kompania e parë që ofron internetnë Kosovë, duke u dhënë klientëve të saj qasje në internet kualitativ dhe të shpejtë, që nga viti 1999. /Telegrafi/