LAJMI I FUNDIT:

IPKO fiton çmimin “Mik i Fëmijëve”

IPKO fiton çmimin “Mik i Fëmijëve”

IPKO Telecommunications L.L.C, ka fituar çmimin “Mik i Fëmijëve”, nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF). KOMF, në partneritet me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë ka ndarë çmimet “Miku i Fëmijëve”, për kontribuuesit më të mëdhenj të vitit 2018, në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.

Gjatë vitit 2018, IPKO ka kontribuuar direkt në përmirësimin kushteve të punës në 20 njësi pediatrike nëpër qendra të ndryshme të mjekësisë familjare.


Ky donacion ka synuar lehtësimin e punës nëpër këto njësitë pediatrike në QKMF, me pajisjet dhe mjetet më të domosdoshme, të cilat janë në shërbim të fëmijëve të Kosovës.

Në kuadër të nismës “Ne qëndrojmë me fëmijët”, IPKO ka përkrahur Spitalin Rajonal të Prizrenit, dhe 19 QKMF në komunat tjera si: Ferizaj, Obiliq, Skenderaj, Drenas, Gjakovë, Pejë, Gjilan, Graçanicë, Klinë, Istog, Suharekë, Rahovec, Junik, Ranillug, Podujevë, Vushtrri, Deçan, Malishevë dhe Mitrovicë.

Bazuar në vizitat vjetore, vlerësohet se më shumë se 350 mijë fëmijë përfitojnë nga donacionet e kompanisë IPKO vetëm në sektorin e shëndetësisë.

IPKO është kompani që mban përgjegjësi sociale, ndërsa 2018 ishte vit i fëmijëve, pasi donacionet ishin të orientuara në kauzat që ndërlidheshin me fëmijët. Në vitin 2018, janë mbështetur edhe pesë qendra burimore dhe pesë organizata që merren me fëmijët me aftësi të kufizuar, si dhe shkolla e organizata të tjera, që në fokus e kanë fëmijën. /Telegrafi/