LAJMI I FUNDIT:

iPhone Xs Max po shitet shumë më mirë se iPhone Xs, sipas raporteve

iPhone Xs Max po shitet shumë më mirë se iPhone Xs, sipas raporteve

iPhone-i i ri nga Apple XS Max, është absolutisht duke e dërmuar modelin më të vogël, iPhone XS në shitje.

Kjo është sipas analistit të Apple, Ming-Chi Kuo, bën të ditur MacRumors. Kuo pretendon se XS Max është duke tejkaluar XS me “tre deri në katër” herë dhe se kërkesa për iPhone-in e ri është “më mirë se sa pritej”.


Sipas burimeve të Kuo, ngjyrat gri dhe e artë janë dukshëm më popullore se ngjyra e argjendit, dhe modeli 256GB është opsioni më i popullarizuar, me variantin 512GB duke iu nënshtruar “mungesës serioze” pasi Samsung është furnizuesi i vetëm për çipat NAND Flash me këtë kapacitet.

Edhepse Kuo nuk na tregon asgjë në lidhje me kërkesën e përgjithshme për iPhone-in e ri, është ende interesante të shohim se XS Max shitet shumë më mirë se XS, pavarësisht se është iPhone-i më i shtrenjtë ndonjëherë.

Kuo beson se iPhone XS Max do të vazhdojë të rritet në tremujorin e katërt të vitit 2018, për shkak të sezonit të dhuratave të Azisë.

Ai tha gjithashtu se kërkesa e Apple Watch Series 4 është “më e mirë se sa pritej”, me porosi të plotë deri në nëntor. Sipas tij, Apple pritet të shesë 18.5 deri 19.5 milionë njësi në 2018.

Së fundi, ai beson se iPhone XR, i cili del në treg në tetor, gjithashtu do të shesë mirë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Spotify nënshkruan marrëveshje milionëshe me komedianin Joe Rogan

Spotify nënshkruan marrëveshje milionëshe me komedianin Joe Rogan

Teknologji
WhatsApp teston veçorinë për t’i dërguar më lehtë mesazhe vetes

WhatsApp teston veçorinë për t’i dërguar më lehtë mesazhe vetes

Teknologji
Kalo në kategori