LAJMI I FUNDIT:

iPhone XR ishte telefoni më i shitur në SHBA, gjatë tremujorit të fundit

iPhone XR ishte telefoni më i shitur në SHBA, gjatë tremujorit të fundit

iPhone XR duket se ka marrë shumë simpati në Shtetet e Bashkuara. 

Të dhënat më të fundit nga Paneli i Kantar World tregojnë se ishte telefoni më i shitur në vend gjatë tremujorit të dytë, duke përbërë 7.8 përqind të tregut.


Tre telefonat më të shitur atje në tremujorin e fundit ishin në fakt iPhone, tregojnë të dhënat.

Sipas të dhënave të Kantar, iPhone 8 dhe iPhone XS Max përbëjnë tre pajisjet më të shitura në vend në Q2 2019. 

Në përgjithësi, Apple pësoi rënie në shitjet e tyre në SHBA, pasi Motorola dhe Google kanë dëshmuar një ringjallje në këtë treg vendimtar.

Motorola në veçanti ka gëzuar një moment të mirë në vend. Pjesa e shitjeve të tyre u rrit 3,3 përqind krahasuar me një vit më parë. 

Modelet me performancë më të lartë ishin Motorola E5 dhe G6 Plus. 

Megjithëse Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë të përfshirë në mosmarrveshje tregtare, pjesa e iOS-it në të vërtetë u rrit në Republikën kineze këtë tremujor të kaluar, duke arritur në 19.7 për qind. 

Huawei ende mbetet forca dominuese në Kinë. /Telegrafi/