LAJMI I FUNDIT:

iPhone i parë me portin USB-C shitet në ankand, çmimi i tij është 80 mijë dollarë

iPhone i parë me portin USB-C shitet në ankand, çmimi i tij është 80 mijë dollarë

iPhone i parë që ka port funksional USB-C është shfaqur muajin e kaluar, e tani po shitet në ankand.

Megjithatë, Apple nuk e ka prodhuar portin USBC për iPhone, por atë e ka bërë Ken Pillonel, student i robotikës në Institutin e Teknologjisë në Zvicër, transmeton Telegrafi.

Pillonel është lodhur nga pritjet që Apple të prodhojë iPhone me portin USB-C, kështu ia plotësoi vetes këtë dëshirë.


Pas një muaj punë të palodhshme, Pillonel me sukses ka arritur të integroj portin USB-C në iPhoneX, e të gjitha detajet i prezantoi në një video të publikuar në YouTube.

Tani porti USB-C i prodhuar për iPhone mundëson mbushjen e baterisë dhe transferimin e të dhënave. Kjo pajisje po shitet në eBay, e çmimi ka tejkaluar shumën prej 80 mijë dollarëve. Ankandi do të jetë i hapur deri më 11 nëntor.

Bashkimi Evropian ka kërkuar që përdorimi i porteve USB-C të jetë i obligueshëm për të gjithë telefonat e mençur, kështu edhe Apple duhet të vendosë nëse do të respektojë këtë apo do të mendojë ndonjë metodë alternative të mbushjes siç është mbushësi pa tela. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Teknologji
Kalo në kategori