LAJMI I FUNDIT:

iPhone 12 duket mahnitës në këto imazhe të reja

iPhone 12 duket mahnitës në këto imazhe të reja

iPhone 12 është në prag për tu zbuluar, por fotot e tij se si mund të duket vazhdimisht kanë qarkulluar nëpër internet. 

Apple po zhvillon një ngjarje këtë javë, ku ne presim të shohim Apple Watch Series 6 dhe një debutim të ri iPad Air, dhe gjasat më të mëdha janë që iPhone 12 mund të mos prezantohet sot.

Ndërsa presim ta zbulojmë, këto imazhe të iPhone 12 kanë mbuluar internetin, transmeton Telegrafi.

Projektuesi i koncepteve Micheal Ma ka zbuluar disa foto të iPhone 12, të cilat mburren me ekrane të mëdha. Janë gjithsej katër modele.

Modeli bazë i iPhone 12 është me madhësi 5.4 inç, iPhone 12 Max dhe iPhone 12 Pro vijnë me 6.1 inç, dhe iPhone 12 Pro Max është një gjigant 6.7 inç.

Prezantimet tregojnë ndryshimet në dizajn që Apple po zbaton me telefonin inteligjent të ri, duke hequr qoshet e rrumbullakosura të iPhone 11 për skajet e sheshta që të kujtojnë celularët që datojnë para iPhone 6.

Paraqitjet shfaqin gjithashtu grupin e trefishtë të lenteve në pjesën e pasme, i cili mund të ketë një modul të modernizuar të lenteve dhe një kornizë më të hollë. /Telegrafi/