LAJMI I FUNDIT:

iPhone 11 ka rritur shitjet e Apple në tregun kinez, prej 6%

iPhone 11 ka rritur shitjet e Apple në tregun kinez, prej 6%

Raportet e fundit të shitjeve kanë treguar se iPhone 11 ka rritur shitjet e Apple.

iPhone i ri-i me çmimin e volitshëm ka shitur edhe më shumë sesa iPhone 11 Pro dhe 11 Pro Max.


Tani, qeveria kineze ka lëshuar të dhëna zyrtare që mund të vërtetojnë suksesin e iPhone 11 në shitje.

Dërgesat kineze në iPhone janë rritur 6% gjatë shtatorit dhe tetorit, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga qeveria kineze.

Ky informacion është gjurmuar nga Akademia e Informacionit dhe Komunikimit në Kinë dhe është bërë publik nga Bloomberg.

Sipas Nicole Peng, analistes nga Canalys, çmimi më i ulët i iPhone 11 është përgjegjës për këtë, por Apple përballet me konkurrencë të fortë nga kompani lokale atje, siç janë Huawei dhe Xiaomi. /Telegrafi/