LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi komenton transferimin e Lukakut te Roma: Nënshkrim i shkëlqyer për Giallorosët

Inzaghi komenton transferimin e Lukakut te Roma: Nënshkrim i shkëlqyer për Giallorosët

Interi ka vazhduar me fitore teksa ka mposhtur edhe Cagliarin me rezultat komod 0-2.

Denzel Dumfries dhe Lautaro Martinez shënuan për t’i dhënë Interit tre pikë të reja në Serie A dhe Neroazzurët kryesojnë tani në renditje së bashku me Milanin, Napolin dhe Veronën me nga gjashtë pikë.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi është shprehur shumë i lumtur me tre pikët e fituara, teksa ka folur edhe për francezin Marcus Thuram që zhvilloi një ndeshje të mirë duke asistuar tek goli i parë.


Interi fiton me rezultat komod në udhëtim te Cagliari
Lexo po ashtu Interi fiton me rezultat komod në udhëtim te Cagliari

“U kisha kërkuar djemve që t’i qaseshin mirë ndeshjes. Ne po përballeshim me një ekip të vështirë, por menjëherë gjetëm dy gola dhe më pas kontrolluam. Duhet të vazhdojmë kështu”.

“Thuram ishte shumë i mirë, mbërriti 40 ditë më parë dhe filloi të punojë shumë seriozisht që nga dita e parë. Ai është një lojtar që e kupton lojën, di kur të sulmojë thellësinë. Do të kisha dashur që ai të kishte shënuar, e meritoi për punën që bëri”, deklaroi Inzaghi.

Tutje trajneri italian foli edhe për transferimin e Romelu Lukakut te Roma, duke thënë se Giallorosët kanë bërë një nënshkrim të shkëlqyer dhe se nuk është i zemëruar që belgu ka shkuar te Roma.

Arrihet marrëveshja mes Romës dhe Chelseat për Lukakun
Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja mes Romës dhe Chelseat për Lukakun

“Roma ka bërë një nënshkrim të shkëlqyer, ai është i mirë për futbollin italian dhe ai është një lojtar i shkëlqyer që ne të gjithë e njohim. Përveç kësaj, unë jam shumë i kënaqur me lojtarët që kam dhe shpresoj se ata mund të na japin kënaqësi të madhe. Nuk më zemëron transferimi i Lukakut te Roma, jam thjesht i lumtur që futbolli italian do të ketë një lojtar të madh”, u shpreh Inzaghi. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori