Aftësitë e mahnitshme në lëvizjen e letrave të lojës, kanë bërë që një inxhinier i aeronautikës të mos ushtrojë profesionin për të cili ka studiuar gjatë.

Anthony Chanut nga Montreali i Kanadasë, po e shëtitë botën duke treguan atë që po konsiderohet si fluturim letrash me duar, duke lëvizur gjithçka nëpërmjet gishtave, transmeton Telegrafi.

Pasi ka praktikuar për shumë vite, 31-vjeçari tani i rrotullon dhe i hedhë në ajër letrat, për t’i zënë sërish. Madje, i ndanë deri në gjashtë pjesë, apo i hapë të gjitha ndërsa një prej tyre e lë të rrotullohet.

Shfaqjet e tij me letra, po pëlqehen së tepërmi, andaj atë po e ftojnë në shumë shtete të botës, për të parë nga afër lëvizjet që po i realizon. /Telegrafi/