LAJMI I FUNDIT:

Inxhinerët në Maqedoni: Thyerja e mureve në banesa mund të dëmtojë stabilitetin e ndërtesës, ndërsa më të rrezikshme janë mbindërtimet

Inxhinerët në Maqedoni: Thyerja e mureve në banesa mund të dëmtojë stabilitetin e ndërtesës, ndërsa më të rrezikshme janë mbindërtimet

Drejtori i Institutit për Inxhinieri të Tërmetit dhe Seizmologji Inxhinierike (IITSI), Vlatko Shesosh tha se nuk duhet të bëhet mbindërtimi i disa kateve të ndërtesave të vjetra, ndërsa për prishjen e mureve në banesa, duhet të kërkohet leje nga komuna. Pikërisht këto ndërtesa me mbindërtime, që gjithnjë e më shpesh bëhen në Shkup, vlerësohen si të pasigurta në mesin e inxhinierëve, shkruan SDK.

“Të shmamgem mbindërtimet, posaçërisht në objektet e vjetra të ndërtuara para vitit 1980. Shtyllat e vjetra dhe të reja që janë vendosur në objekt që të mund të ngriten disa kate reagojnë ndryshe gjatë tërmetit . kuptohet se, teknikisht mund të realizohet mbindërtimi, por duhet shumë para që të realizohet si duhet. Për këtë, vlersojnë se nga aspekti i sigurisë seizmologjike, mbindërtimet e tilla nuk duhet të bëhen”, tha prof. d-r Sheshov.


Siguria seizmologjike e një ndërtese mund të vendoset në pikëpyetje edhe gjatë rikonstruimit të banesave, kur thyhen mure me qëllim që të bëhet hapësirë e hapur. Sheshov tha se, duhet të bëhet dallimi mes renovimit dhe rikonstruimit dhe nuk mundet çdo mur të prishet.

“Me rekonstruim rikonstruohet sistemi konstruktiv, ndërsa nëse bëhet adaptim dhe renovim ato janë veç më punë përfundimtare ku nuk preket kontrukti. Nëse bëhet rikonstruktim, nevojitet leje nga komuna. Nuk e di se sa qytetarët, kur thyejnë mure kanë projekt dhe leje nga komuna. Prishja e një mure, për shembull në katin e tretë në një dhjetë katëshe, mund të ndikojë ndaj stabilitetit të ndërtesës, nëse nuk bëhet sipas standardeve”, tha Sheshov.

Sheshov tha se, qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm kur blejnë banesa.

“Kur bleni veturë të re, apo të vjetër, do të pyesni për gjithçka. Ndërsa, kur blejnë banesë, e cila kushton shumëfish më shumë dhe në të cilin fo të jetojnë me familjes, nuk pyesin asgjë, por e blejnë edhe pa garancë se do të marrin fletëpronësi. Askush nuk do të blejë veturë që nuk mund ta regjistrojë, ndërsa njerëzit blejnë banesa që nuk janë në kadastër”, tha Sheshov.

Nuk ka të dhëna se sa banesa janë pa pronësi. Në vend nuk ka fond të objekteve dhe për këtë inxhinierët nuk mund të thonë se sa objekte dhe ndërtesa janë të sigurta. Problem i madh janë ndërtimet ilegale të legalizuara gjithnjë e më të shumta në numër, për të cilat nuk ka asnjë të dhënë se si janë ndërtuar.

“Pas tërmetit në Turqi çdo ditë më pyesin se si janë ndërtesat te ne. Si mund të thotë dikush si janë, kur kemi mijëra ndërtime ilegale të legalizuara. Një pjesë e problemeve në Turqi janë edhe ato që një numër i madh i objekteve janë legalizuar, ndërsa askush nuk ka bërë kontroll gjatë ndërtimit dhe të shihet nëse respektohen të gjitha hapat. Është e palejueshme që në shekullin 21 të rrënohen në atë mënyrë ndërtesat”.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori