Me rastin e prezantimit të Librit të Bardhë 2018 nga Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE), operatori më i qëndrueshëm i shërbimeve fikse dhe mobile në Kosovë, IPKO Telecommunications L.L.C, njëherësh anëtar themelues i KIE-së, ka mirëpritur një delegacion të lartë të Bashkimit Evropian,i udhëhequr nga Ricardo Serri, Udhëheqës i Sektorit të Ekonomisë, Politikës dhe Integrimit Evropian në Zyrën e BE-së në Kosovë, përfaqësues nga tetë shtete anëtare të BE-së dhe Oda Ekonomike nga Bashkimi Evropian.
Drejtori Ekzekutiv i IPKO-së, Robert Erzin e ka njoftuar delegacionin me sfidat dhe mundësitë me të cilat IPKO-ja po përballet si investitor evropian në Kosovë. “Pavarësisht sfidave në tregun Kosovar si dhe mjedisit biznesor, kemi arritur të dyfishojmë numrin e përdoruesve në afro 1 milion dhe si rrjedhojë kemi një pjesë të rëndësishme të tregut në vend. Të gjithë këtë e kemi arritur në më pak se dhjetë vjet dhe sot jemi operatori më i qëndrueshëm i telekomunikimit në vend, si dhe jemi ndër zhvilluesit më të rëndësishëm të ekonomisë së Kosovës. IPKO është kompani që udhëheq me teknologjinë dhe zgjidhjet e mençura”, ka thënë Erzin.
Për më shumë, Erzin, i ka prezantuar delegacionit trendet e zhvillimit të IPKO’s që prej themelimit të saj, duke theksuar se IPKO e ka ndryshuar tregun e telefonisë mobile qysh në vitin e parë të saj, ndërsa është bërë operatori i dytë në Evropë me rritjen më të shpejtë. IPKO mbulon 90 përqind të vendit me shërbime fikse dhe mobile si dhe është lider në prezantimin dhe implementimin e teknologjive moderne, siç janë 3G dhe 4G. IPKO është investitori më i madh i huaj në Kosovë, i cili punëson më shumë se 600 punëtorë si dhe 3000 kontraktorë dhe distributorë në gjithë Kosovën. Ndërsa për 10 vjet, ka investuar 320 milionë euro dhe vazhdon të zgjerohet.
IPKO është një prej kompanive të pakta në Kosovë, që funksionon me standarde dhe kualitet evropian. Përderisa është ndër tatimpaguesit më të mirë të vendit, duke kontribuuar drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe rritjen e përgjithshme ekonomike të Kosovës.
IPKO Telecommunications L.L.C është udhëheqës i zhvillimit dhe inovacionit në Kosovë, që kujdeset për zhvillimin e përgjithshëm të vendit duke e kthyer investimin e saj në komunitet, përmes donacioneve në kauzat që ndërlidhen me fëmijët dhe të rinjtë në sektorin e shëndetësisë, arsimit, sportit, bujqësisë etj. Përderisa disa herë, ka fituar edhe çmime kombëtare në filantropi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Po zhvillohet ngjarja e Bitcoinit që ndodh një herë në katër vjet
Çfarë është përgjysmimi i Bitcoin dhe pse ka rëndësi?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel