Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pas sot një takim me Daniel P. Cannon, një bankier investiv i dalluar dhe avokatin e tij, Julian Brew, me të cilët është në kontakt tash e sa kohë në lidhje me insistimin e kryetarit Jasharit për të sjellë investime dhe zhvillim për qytetarët.
Daniel, i cili fillimisht ka ardhur në Kosovë i interesuar vetëm për investime në sektor të teknologjisë kryesisht në kryeqytet, tashmë ka një interesim jashtëzakonisht të madh për investime specifike edhe në sektorë tjerë në komunën e Skenderajt.
“Pasi qëndruam së bashku për pak kohë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku mysafirët kërkuan të shohin vetë një pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës dhe për të treguar respektin e tyre për dëshmorët dhe përpjekjet e Kosovës për liri, ne vizituam fshatin Kuqicë, nga ku edhe i informova nga afër për potencialin që ofron kjo pjesë e komunës sonë, për realizimin e Pendës së Drenicës”, është shprehur kryetari i Komunës së Skenderajt.
Sipas tij, projekti i Pendës së Drenicës, do të sjellë të mira jo vetëm për qytetarët e Skenderajt, por për më shumë se 200 mijë banorë që do të zgjidhnin një herë e përgjithmonë problemin e furnizimit me ujë të pijshëm, sikurse që do të përfitonte edhe sektori i bujqësisë.
“Si në çdo takim tjetër me investitorë të huaj, edhe miqve të mi sot u thash se nën qeverisjen time, çdo investim, qoftë i huaj apo vendor, do të jetë i mbrojtur dhe i qetë pa rrezikun e mit-marrjes apo veprimeve tjera të shëmtuara që dëmtojnë investitorët dhe shtetin tonë”, tha Jashari.
Ndryshe, gjatë muajit dhjetor, një ekip ekspertësh të inxhinierisë nga SHBA do të vizitojnë Drenicën, për të kryer një studim më të detajuar të fizibilitetit, për të vazhduar me hapa konkretë për realizimin e projektit strategjik të Pendës së Drenicës, përcjell Telegrafi
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Sistemi bankar stabil
Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë