Zyra e Bashkimit Evropian sot organizon një vizitë në shkollën “Naim Frashëri”, e cila së shpejti do të lidhet me rrjetin e ngrohjes qendrore të ofruar nga Termokosi.
Aktualisht janë duke u zhvilluar punime në vlerë prej 6 milionë eurosh në zëvendësimin e gypave ekzistues me qëllim të përmirësimit të cilësisë së furnizimit me ngrohje për konsumatorët ekzistues, si dhe për të zgjeruar furnizimin me ngrohje për klientët e rinj në Prishtinë.
Aktualisht janë në përfundim punimet për të lidhur lagjen Kalabria, kopshtin e fëmijëve “Buzëqeshja”, Fakultetin e Arkitekturës dhe Stacionin policor numër 2.
Në lagjen Dardania janë zëvendësuar disa prej gypave dhe nënstacioneve të vjetra, ndërsa në Bregun e Diellit pothuajse kanë përfunduar punimet në zëvendësimin e gypave për të përmirësuar cilësinë e furnizimit me ngrohje.
Vitin e ardhshëm punimet do të vazhdojnë me shtrirjen e rrjetit në lagjen Mati.
Sipas programit IPA 2015, Zyra e BE-së në Kosovë mbështet më tej zhvillimin e infrastrukturës energjetike në vend përmes përmirësimit të rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë, si dhe të impiantit të ri të ngrohjes me biomasë në Gjakovë, me vlerë prej gjithsej 21 milionë euro. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Sistemi bankar stabil
Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë