Ende pa pasur një datë për zgjedhjet e reja partitë politike kanë nisur garën në rrjetet sociale. Shkrime, video, fotografi nga takimet me qytetarë, për më shumë se një muaj janë duke u sponsorizuar në rrjetet sociale nga subjektet politike e nga zyrtarët e tyre.
Ekspertet e rrjeteve sociale brenda kompanive të marketingut në Kosovë, të cilët nuk kanë dashur të identifikohen me emra për shkak të raporteve me klientët e tyre nga radhët e partive politike, kanë bërë të ditur se një parti gjatë fushatës njëmujore shpenzon rreth 10 mijë euro për sponsorizimet në rrjetet sociale: “Facebook” e “Instagram”.
Por para zgjedhjeve përveç partive, sponsorizime bëjnë edhe individë të caktuar, të cilët janë pretendues për t’u zgjedhur deputetë.
“Një person i tillë për sponsorizim shpenzon rreth 5000 euro për një muaj. Rreth 3,500 euro shkojnë për fotografitë, videot ose shkrimet e sponsorizuara, kurse rreth 1,000 – 1,500 euro ndahen për personat, të cilët e realizojnë produktin që sponsorizohet. Do të thotë nëse realizohet një video, një pjesë e mjeteve shkon për sponsorizimin dhe pjesa tjetër për montazhën e shkruesin e tekstit që inkuadrohet në video”, ka thënë për “Zërin” njëri prej ekspertëve të rrjeteve sociale.
Ai më tej ka treguar për gazetën se për një fotografi të sponsorizuar më së paku shpenzohen 5 deri në 100 euro. Si rrjedhojë e kësaj pagese fotografia në fjalë mbërrin deri tek 20,000 persona.
Ndërkaq për një video mesatarisht shpenzohen 20-500 euro, me ç’rast ashtu siç bëjnë të ditur ekspertët e rrjeteve sociale, kjo video siguron të paktën 30,000 shikime. Por përveç këtyre partitë politik dhe individët e caktuar investojnë edhe në artikujt e publikuar nga mediet.
“Nëse një politikan publikon në faqen e tij në ‘Facebook’ një link të një lajmi të publikuar nëpër media online, atëherë shpenzon rreth 20 euro nëse vendos ta sponsorizojë atë. Ky link i paguar për t’u shfaqur te publiku mbërrin te rreth 30,000 persona dhe klikohet nga afërsisht 2,000 prej tyre”, ka potencuar ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet kuvendare, politikanët kërkojnë vota edhe në diasporë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi