Azem Gagica ka dhënë mesazhet e tij për banorët pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Ai ka folur për secilin prej banorëve e tha se Shqipes ia ka lënë një amanet.


Teksa ndodhet në spektakël, ish-konkurrenti theksoi se Shqipe Hysenaj nuk ia ka kryer porosinë që ia la.

"E gjithë bota e kanë parë çfarë fytyre ke, intrigante, llafazane, amaneti ka qenë për Bucin, mos u merr më me Albën se e ke shumë inat", u shpreh ai.

Shqipja më pas u pyet nga moderatorët se për çfarë amaneti po fliste Gagica.

Screenshot 27 10 Foto: Screenshot/YouTube

"Të ia nxjerr fytyrën Santiana, Albës, Bucit e disa banorëve të tjerë", theksoi ajo.

Më pas shpërthyen edhe debate të tjera mes Shqipes dhe Azemit. /Telegrafi/

Screenshot 28 10 Foto: Screenshot/YouTube