LAJMI I FUNDIT:

Intervistimi i ambasadorit Berishaj, veprat penale për të cilat dyshohet dhe deklarata e avokatit

Intervistimi i ambasadorit Berishaj, veprat penale për të cilat dyshohet dhe deklarata e avokatit

Për orë të tëra të premten Prokuroria Speciale e Kosovës ka intervistuar në Prishtinë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Intervistimi i ambasadorit Berishaj ka nisur në orët e hershme të mëngjesit, diku rreth orës 08:30, gjersa ka përfunduar në orët e pasdites.


Pas intervistimit, Prokuroria ka njoftuar se ambasadori, i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar me ftesë të Prokurorisë Speciale, me dyshimet për veprat penale ‘’Shpëlarja e parave’’, ‘’Shmangia nga tatimi’’ dhe ‘’Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

“Po ashtu, ju njoftojmë se ambasadori Martin Berishaj, edhe më herët është ftuar për intervistim, por vet Berisha kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale që të shtyhet intervistimi, për shkak të angazhimit të tij si ambasador”.

E lidhur me intervistimin e tij, ka shkruar gjatë ditës edhe avokati mbrojtës, Tomë Gashi.

Gërvalla: Akuzat ndaj ambasadorit Berishaj janë vetëm fushatë
Lexo po ashtu Gërvalla: Akuzat ndaj ambasadorit Berishaj janë vetëm fushatë

Ai shkruan se Berishaj kishte paraqitur kërkesën për të dhënë deklaratë sqaruese pas disa pretendimeve që kishin dalë në media.

“Martini tashmë ka dhënë deklaratë në PSRK. Deklarata e tij është konfidenciale”, ka thënë Gashi, duke shtuar se nuk mund të deklarohet më shumë për përmbajtjen e kësaj deklarate.

E pas përfundimit të intervistimit, ka reaguar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së përmes një video-postimi, ka thënë se “Njeriu që ka marr të gjithë mbrojtjen e të gjithë Qeverisë po intervistohet sot nga ora 8 e mëngjesit në Prokurori Speciale”.

Rasti i Martin Berishajt, Tahiri i PDK-së: Kryelajm në Slloveni, e Osmani, Kurti e Gërvalla po e mbrojnë
Lexo po ashtu Rasti i Martin Berishajt, Tahiri i PDK-së: Kryelajm në Slloveni, e Osmani, Kurti e Gërvalla po e mbrojnë

“Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ishte ndërmjetësues në blerjen e energjisë, për këtë kishte marr plot 1.5 milionë euro para këtu në Prishtinë. Para Komisionit Hetimor në Parlament që kishim bërë ne, kishte fshehur edhe të gjithë pasurinë”, ka thënë Abdixhiku, transmeton Telegrafi.

Më tej kreu i LDK-së ka thënë se “për të gjitha këto vepra kishte marr mbështetjen blanko të Qeverisë. Dhe teksa flasim për mafinë energjetike, sot,  jo më larg se një ditë pas diskutimit në Kuvend, Korporata Energjetike ka shtuar edhe dy tenderë sekret”.

Ndryshe, më herët ishte raportuar për një aferë financiare të ambasadorit Martin Berishaj në Slloveni. Berishaj shërben si ambasador i Kosovës në Kroaci që nga viti 2021.

Ai ka shtetësi sllovene dhe para dekretimit si ambasador në Kroaci atij i është dhënë shtetësia e Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori