LAJMI I FUNDIT:

Intervistë me drejtorin ekzekutiv të NEPTUN Maqedoni: Duke ndërtuar një version më të mirë të vetes sot, ne ndërtojmë një të nesërme më të mirë

Intervistë me drejtorin ekzekutiv të NEPTUN Maqedoni: Duke ndërtuar një version më të mirë të vetes sot, ne ndërtojmë një të nesërme më të mirë

Seria e aktiviteteve të “Neptun” Maqedoni për mbështetjen e Fshatit të fëmijëve SOS fillojnë me ndjekjen e përbashkët të ndeshjes së parë të reprezentacionit të Maqedonisë në fushën e Fshatit të fëmijëve SOS me një pjesë të të punësuarve të “Neptun”-it, të punësuarit e Fshatit të fëmijëve SOS dhe fëmijët. Atmosferën e shtëpisë do të transferojmë në ambientin e Fshatit të fëmijëve SOS dhe presim që e gjithë ajo energji pozitive t’i sjellë fat reprezentacionit tonë, thotë Cvetinov.

Emri “Neptun” është i njohur mirë kur bëhet fjalë për markat më të njohura botërore të produkteve nga teknika e bardhë, pajisje për amvisëri dhe elektronikë të ndryshme – nga TV, audio, video, fotoaparate dhe kamera, deri te aparatet e kujdesit dhe bukurisë, për ftohje dhe ngrohje. “Neptun”, pjesë e grupacionit BALFIN, është rrjeti më i madh i shitjes me pakicë dhe rrjetit të distribuimit të elektronikës në vend me 25 vende shitëse në 21 qytete në Maqedoni dhe mbi 400 të punësuar. Gjatë viteve ka ndërtuar një imazh të një kompanie që ofron produkte cilësore, por edhe kujdes të njëjtë cilësor për klientët, për të punësuarit, për mjedisin.

Këto ditë, “Neptun” nisi edhe një histori tjetër si kjo – vendosi bashkëpunim me Fshatin e fëmijëve SOS. Në serinë e aktiviteteve për mbështetje, të cilat do të zhvillohen më tej, do të përfshihen jo vetëm “Neptun” si kompani por edhe të punësuarit individualisht, të cilët do të japin një kontribut të rëndësishëm dhe personal në realizimin. Po kjo ishte arsyeja për një bisedë me drejtorin ekzekutiv të “Neptun” Maqedoni, z. Goran Cvetinov.

Sjellja me përgjegjësi shoqërore e ndërmarrjeve është veçanërisht e rëndësishme në kushte krize, siç është edhe kriza aktuale me pandeminë e Kovid 19. Kohët e fundit, “Neptun” filloi një bashkëpunim të rëndësishëm me Fshatin e fëmijëve SOS. Na tregoni për çfarë saktësisht bëhet fjalë?

– Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjes sonë ka qenë gjithmonë pjesë e planifikimit strategjik dhe çdo vit e plotësojmë atë me iniciativa të reja për të kontribuar në shoqërinë, në të cilën ne jemi pjesë, në të cilën ne punojmë dhe zhvillohemi. Iniciativa për mbështetjen e Fshatit të fëmijëve SOS na frymëzoi për të krijuar bashkëpunim përmes të cilit ne mund të përfshijmë të punësuarit tonë, dhe ata duhet të jenë pjesë e krenarisë së kompanisë. Aktivitetet team building, aktivitetet vullnetare me të punësuarit e “Neptun” dhe programe të Fshatit të fëmijëve SOS, trajnime për njohuri profesionale në fushën e servisimit të teknikës së bardhë dhe shitjes, janë vetëm pjesë e agjendës. Për ne, kjo ka një rëndësi të madhe, veçanërisht në këtë vit në të cilin për shkak të efekteve negative të pandemisë globale ne të gjithë si individë dhe si kompani duhet të tregojmë solidaritetin dhe empatinë për kategorinë më të prekshme – fëmijët. Aktivitetet i fillojmë duke ndjekur ndeshjen e parë të reprezentacionit të Maqedonisë në fushën e Fshatit të fëmijëve SOS me një pjesë të të punësuarve të “Neptun”, të punësuarit e Fshatit të fëmijëve SOS dhe fëmijët. Atmosferën e shtëpisë do të transferojmë në ambientin e Fshatit të fëmijëve SOS dhe presim që e gjithë ajo energji pozitive t’i sjellë fat reprezentacionit tonë.

Si është sfida që një kompani të ndihmojë komunitetin në kushte kur edhe vetë biznesi po përballet me vështirësi si rezultat i krizës së koronës?

– Në të gjithë këtë krizë pandemike, industria e produkteve të teknikës së bardhë nuk kaloi aq lehtë sa parashikohej. Situata është ende e pasigurt dhe e paparashikueshme, kështu që si zhvillohen gjërat, ashtu përshtatemi edhe ne. Sigurisht që kemi vazhduar të punojmë shumë për të ruajtur aktivitetin ekonomik, për të përmbushur nevojat e konsumatorëve në tregun tonë, për të mbrojtur shëndetin e të gjithë të punësuarve, klientëve dhe furnizuesve tonë dhe, natyrisht, për të ndihmuar dhe kontribuar në mënyrë aktive për mirëqenien e komunitetit. Në këto momente të gjithë duhet të jemi më solidarë dhe më të përgjegjshëm nga ana shoqërore. Si një nga kompanitë më të mëdha dhe më të suksesshme, ne ndjekim situatën dhe, brenda mundësive, ndihmojmë përzemërsisht kudo që ka nevojë. Ne tashmë kemi ide se si të thellojmë bashkëpunimin me Fshatin e fëmijëve SOS dhe ato janë hedhur në letër, realizimi do të vazhdojë. Ne jemi një kompani që është gjithmonë e hapur ndaj sfidave të reja që, nga ana tjetër, mund të realizohen me sukses falë përkushtimit të të punësuarve tonë. Gjithçka do të zhvillohet në frymën e vizionit tonë, dhe kjo është: të bëhemi kompania më e vlefshme në Maqedoni.

Përshtatshmëria ndoshta luan rol kyç. “Neptun” edhe më parë ka punuar në zhvillimin e segmentit onlajn të shitjes, por vitin e kaluar i ka kushtuar vëmendje të veçantë. Çfarë është thelbësore për suksesin e shitjes onlajn kur flasim për elektronikën?

– Nëse pritjet tuaja janë të orientuara që klientët të jenë vazhdimisht të kënaqur dhe shërbimet që ju ofrohen të jenë të avancuara, ju keni nevojë për disponueshmëri 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, dhe prej aty edhe përvojë jashtëzakonisht të mirë për blerje në internet. Platforma jonë e internetit përdor veçori të avancuara të kërkimit për të ndihmuar blerësit potencial të gjejnë produktet e dëshiruara, thjesht dhe shpejt të shikojnë informata të hollësishme për produktet etj. Ne u kemi mundësuar klientëve të blejnë produktet e tyre vetëm me disa klikime. Shpejtësia dhe disponueshmëria janë dy cilësi kyçe që definojnë onlajn-përvojën e suksesshme me “Neptun” veb. Për më tepër, anëtarëve të programit tonë besnik happy u mundësojmë të fitojnë të njëjtat përfitime si gjatë blerjes në dyqan, dhe për të gjithë ata që duan të bëhen anëtarë, e njëjta gjë mundësohet on-line.

Publiku vendor, si dhe rajoni, me padurim presin dyqanin tuaj të ri, i cili duhet të hapet në Qendrën e re “East Gate Mall” në vjeshtë. Çfarë risi mund të presim nga atje?

– “Neptun” së shpejti do të hapë lokacionin e tij të 26-të si flagship- dyqan në „East Gate Mall“, i cili do të shtrihet në 1500 m2 dhe do të vendoset në një vend strategjik. Dyqani “Neptun” do të jetë bartës i një imazhi modern dhe do të përmbajë markat më inovative ndërkombëtare të teknologjisë dhe teknikës së bardhë për të gjithë konsumatorët. Do të ofrojmë një koncept ekskluziv me një ofertë të re dhe shërbim cilësor, sepse gjithmonë jemi të frymëzuar nga klientët tanë dhe si markë cilësore aspirata jonë e vetme është të ndërtojmë një marrëdhënie të bazuar në besim.

Veçoria e njohur për të gjitha kompanitë që janë pjesë e grupacionit BALFIN është kujdesi dhe investimi në kapitalin njerëzor. “Neptun” kohët e fundit kishte një onlajn-ngjarje kushtuar të punësuarve të saj. Si shkoi ngjarja? Si arrini ta ruani frymën ekipore edhe në kohë distance fizike dhe izolimi?

Në prill të këtij viti ne mbajtëm asamblenë vjetore onlajn “Neptun haPPyning 2021” nën moton “Sot krijojmë të nesërmen”. Për kënaqësinë tonë të madhe, ne arritëm të mbledhim të gjithë të punësuarit tonë në një vend dhe në mënyrë digjitale u shoqëruam, argëtuam dhe ndamë informata të bukura dhe të dobishme për grupacionin tonë, progresin e kompanisë dhe të ardhmen. Ne gjithashtu iu referuam vitit të kaluar, i cili ishte jashtëzakonisht i vështirë. Biseduam për sfidat e pandemisë me të cilat përballemi ne dhe e gjithë bota. Vetë motoja thotë shumë. Ne të gjithë, si individë, sot krijojmë të nesërmen tonë. Për një të nesërme më të mirë, të gjithë duhet të jemi një version më i mirë i vetvetes, sot. Të investojmë në vetvete, të investojmë në vlera, në familje, në kompaninë ku punojmë, në ekipet ku jemi pjesë, në projekte. Vetëm ashtu do të ndërtojmë versionet tona më të mira, dhe me këtë një të nesërme më të mirë.

Tashmë e përmendëm dyqanin e ri në “East Gate Mall”, por ne besojmë se planet e “Neptun”-it nuk mbarojnë këtu. Çfarë të presim në periudhën e ardhshme?

– Ne vazhdojmë me iniciativa serioze dhe zhvillim të vazhdueshëm të produkteve dhe shërbimeve të reja. Vëmendje të veçantë i kushtojmë kreditimit si një shërbim që “Neptun”-i e ofron dhe po punojmë për avancimin e tij. Ne bëjmë përpjekje për të përmirësuar dorëzimin e produkteve, të gjitha me qëllim që të maksimizojmë përvojën e blerjeve, oflajn ose onlajn. Ne synojmë drejt rritjes së rrjetit të shitjes dhe të forcojmë vetëdijen e markës, me çka do ta forcojmë edhe pozicionin tonë në treg. Planet tona kanë për qëllim ruajtjen e marrëdhënieve të suksesshme shumëvjeçare me klientët duke ofruar shërbime që na veçojnë nga të tjerët në industrinë për teknikë të bardhë dhe shitje.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori