LAJMI I FUNDIT:

Intervistë me Dr. med. Christina Schnopp nga Universiteti Teknik i Munihut për kujdesin e lëkurës së foshnjës

Intervistë me Dr. med. Christina Schnopp nga Universiteti Teknik i Munihut për kujdesin e lëkurës së foshnjës

HiPP ka sjellë intervistë me Dr. Christina Schnopp lidhur me kujdesin për foshnjat, më saktësisht për larjen dhe kujdesin ndaj lëkurës së tyre të butë.

Sa shpesh duhet ta lajë fëmijën tim? A mjafton uji i pastër, ose a ka nevojë për shtesa në ujin e pastrimit?


Shprehitë e larjes dhe pastrimit për foshnjat ndryshojnë sipas vendeve dhe ka dallime shumë të mëdha. Për shembull, në Francë larjet e përditshme janë detyrim në foshnjërinë e hershme, ndërsa në Gjermani larja e rrallë është në rregull.

Kohët e fundit, janë analizuar shkencërisht efektet e larjes 2 herë në javë dhe pastrimi me pecetë, po ashtu me ujë të pastër, për foshnjat e moshës 7 ditëshe deri mbi 4 javë. Është vërejtur se ka dallime të vogla në mes të dy procedurave të pastrimit, vlerat e matura në pjesën e funksionit mbrojtës të lëkurës dhe në zonën e pelenës te fëmijët e larë ishin pak më të mira.

Dermatologia Christina Schnopp

Për këtë arsye, mund të rekomandohet larja 2 herë në javë.

E rëndësishme është temperatura e duhur e ujit dhe temperatura e ambientit. Uji duhet të jetë i ngrohtë mes 36 dhe 38 gradë Celsius (ekuivalent me temperaturën e trupit) derisa temperatura e banjos duhet të jetë e kënaqshme, 23 deri 25 gradë. Në muajt e parë, foshnjat nuk duhet të lahen më gjatë se 5 deri 7 minuta. Tek të porsalindurit, duhet pasur kujdes gjendjen e kërthizës.

Një shtesë gjatë larjes, mund të jenë të dobishme për të lehtësuar pastrimin apo me qëllim të minimizimit të acarimit të lëkurës.

Duhet të theksohet se edhe larja në ujë të pastër, mund ta dëmtoj mbrojtësin e lëkurës për një kohë të shkurtër.

Zgjidhje ideale për larjen e fëmijëve dhe produktet shtesë për banjo, që pastron lëkurën e butë, janë pH-neutrale ose me pak thartinë për të marrë mbrojtjen e thatinës si pelerinë dhe që nuk irriton sytë gjatë kontaktit.

Pas aplikimit të shtesave për larje vërtetohen nga një hulumtim se pas 8 javëve nuk kishin asnjë ndikim negativ në funksionet e lëkurës, disa vlera kanë qenë edhe më të mira se në grupin e fëmijëve që janë larë me ujë të pastër. /Telegrafi/