LAJMI I FUNDIT:

Intervista me Anthony Joshuan: Si ushtrohet dhe si ushqehet kampioni gjigant (Foto/Video)

Intervista me Anthony Joshuan: Si ushtrohet dhe si ushqehet kampioni gjigant (Foto/Video)

Ky vit padyshim se ka qenë ndër më të mirët në jetën e Anthony Joshuas, e si mos të jetë kur marrim parasysh fitoren e tij ndaj Klitchkos, shpalljen si sportisti i vitit, etj.

Joshua është ndër boksierët më të mirë në histori, e kjo gjë arrihet vetëm me punë të madhe, përkushtim dhe, normalisht, ushtrime rigoroze fizike.

Telegrafi më poshtë ju sjellë një intervistë të vitit 2016 të Anthony Joshuas me MensHealth, ku mund të mësoni më shumë për jetën profesionale të Anthony Joshuas.

MH: Cilat ushtrime i bëni më shumë: ushtrimet me peshë të trupit apo me pesha?

AJ: I bëjë të dyja, por më shumë bëjë ushtrime me peshë të trupit. Ato më japin mundësinë të bëjë më shumë ushtrime kardio. Por nëse bëjë ushtrime me pesha, preferojë t’i ushtrojë këmbët.

MH: Është e qartë se jeni një djalosh i madh. Si ia bëni ta mirëmbani madhësinë dhe fuqinë pa e sakrifikuar shpejtësinë në ring?

AJ: Boksi është sport i ndërlidhur ngushtë me ushtrimet kardio, që do të thotë se shpejtësia është e rëndësishme. Shumica e boksierëve të peshave të rënda janë në mënyrë natyrale të mëdhenj dhe të fuqishëm, megjithatë është detyrë e neve (boksierëve) të bëjmë punën tonë dhe ta mirëmbajmë shpejtësinë.

MH: Çfarë ushqimesh hani për t’u mbushur me “karburant”?

AJ: Njohuritë e nutricionit janë të thjeshta, por të domosdoshme. Unë ha shumë spinaq dhe brokoli, mishin e pulës dhe peshqit sepse të furnizojnë me proteina, dhe pastaj ushqehem edhe me oriz dhe patate. Nuk kam ndonjë regjim të veçantë të ushqimit, por ha shumë, ha kur jam  i uritur dhe përpiqem të ha shëndetshëm.

MH: Pra ju më para preferoni t’i qëndroni ‘besnik’ parimeve bazike të nutricionit sesa t’i përmbaheni një plani të plotë ushqimor?

AJ: Po. Mendoj se trupi është planifikuesi më i mirë i ushqimit të cilin mund ta merrni. Unë ha atë që më duket më e mira për mua; nëse hani diçka që është e dëmshme për ju, edhe pse e shijoni tepër, ndonjëherë ju mund ta ndjeni trupin tuaj tek thotë “jo, ky ushqim nuk është i mirë për mua”. Unë përpiqem ta dëgjojë trupin dhe të kuptojë çfarë ka funksionuar në të kaluarën.

MH: Cila është e meta juaj më e madhe e stërvitjeve?

AJ: Me siguri rrjetet sociale! Është faji i celularëve të mençur sepse në vend se të pushojë, zakonisht jam duke shfletuar në rrjete sociale. Kur unë duhet të ndihem energjik për sesionet e stërvitjeve, celularët më pengojnë.

MH: A keni ndonjë metodë të pazakontë trajnimi të cilën e keni përfshirë në sesionin tuaj ushtrimor?

AJ: Ushtrohem pak në një ‘Altitude Center’. Është shumë më ndryshe sesa stërvitja në palestër. Këmbët më dridhen në fund të stërvitjeve, por padyshim se ka ndikim të madh. Përveç kësaj, tjerat ushtrime janë bazike!

MH: Si e shpenzoni një ditë?

AJ: Zgjohem shumë herët në mëngjes dhe gjëja e parë që bëjë është ngrohja e mushkërive me një sesion kardio. Qoftë nëse bëjë ushtrime si noti, vrapimi apo çiklizmi, unë gjithmonë ushtrojë 40 minuta në mëngjes. Pas kësaj, ne shkojmë në një palestër tjetër ku ushtroj për dy orë, dhe, pas një pauze, rikthehemi në palestër boksi. Boksi është pjesa më e vështirë e ditës.

MH: Çfarë bëni kur jeni larg palestrës? Si relaksohet Anthony Joshua?

AJ: Thjesht kënaqem me shokët, luajmë PlayStation dhe e mbajë mendjen larg gjërave të ndryshme.

MH: Çfarë këshillash do t’u jepnit lexuesve për të pasur një trup në formë?

AJ: Konsistencë! Mund të regjistroheni në palestër vetëm tre muaj para stinës së verës dhe t’i shihni disa përmirësime, por asnjëherë nuk do të dukeni si bodibuilder. Konsistenca është çelësi për këtë. Nëse vazhdimisht e nxisni veten, gjithmonë do të përmirësoheni. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
Kalo në kategori