LAJMI I FUNDIT:

Interpretimi i lidhjes nëpërmjet pozës së preferuar

Interpretimi i lidhjes nëpërmjet pozës së preferuar

Ajo që e bëni në dhomën tuaj të gjumit shumëçka zbulon për marrëdhënien tuaj. Pothuajse të gjitha çiftet kanë pozat e tyre, të cilat më së shumti i preferojnë, ndërkaq ne po jua interpretojmë se çka zbulojnë ato për ju.

Anash
Kjo pozë tregon lidhshmërinë tuaj të madhe emocionale. Poza në të cilën partnerët shtrihen në krahë, me ç’rast mashkulli është prapa, mundëson llojin e veçantë të intimitetit, thonë seksologët. Jeni të kujdesshëm dhe besnikë ndaj njëri-tjetrit, dhe vazhdimisht keni nevojë për kontakt fizik dhe emocional. E kuptoni njëri-tjetrin shkëlqyeshëm, transmeton Telegrafi.

Stili i qenit
Jeni të sinqertë dhe të hapur. Marrëdhënia juaj është përplot momente aventuriere. Jeni të sigurt në seksualitetin tuaj dhe nuk ju vjen turp të tregoni trupin tuaj. Nëse ai gjithnjë insiston të jetë prapa jush, gjë që kurrë nuk jua sheh fytyrën, mund të thotë që ka problem që të lidhet emocionalisht me ju dhe që lidhjen tuaj nuk e përjeton seriozisht.

Misionare
Do të thotë që jeni në lidhje stabile dhe të gjatë dhe që kuptoheni në mënyrë të shkëlqyeshme. Lidhja juaj është stabile, mirëpo keni kaluar në rutinë. Kjo nuk ju pengon, sepse ndiheni këndshëm dhe të sigurt. “Dashuria të cilën çiftet e tilla e ndiejnë ndaj njëri-tjetrit me vite është thelluar, mirëpo pak eksperimentim në dhomën e gjumit nuk do të ishte e tepërt”, thekson seksologu Nikki Ransom Alfred.

Kauboj
Lidhja juaj bazohet në kompromise. Poza në të cilën femra është sipër, tregon që dini të argëtoheni. Keni vetëbesim dhe dëshironi të eksperimentoni. “Lidhja e çifteve të këtilla bazohet në kompromise dhe në besim. Problemet i zgjidhin bashkërisht”, thotë Stacy Rybchin, kreatore e portalit My Secret Luxury”. Megjithatë, nëse ai gjithnjë preferon këtë pozë, mund të jetë dembel.

Në shpejtësi
Nën dush, në veturë apo në tavolinë kuzhine, ju çdo çast do ta shfrytëzoni për seks. Lidhja juaj është dinamike, e zjarrtë dhe spontane. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
Kalo në kategori