LAJMI I FUNDIT:

Interpoli zgjedh presidentin e ri, kandidati rus dështon

Interpoli zgjedh presidentin e ri, kandidati rus dështon

Asambleja e Përgjithshme e Interpolit, e cila po zhvillon punimet e Kongresit të përvitshëm në Dubai, ka zgjedhur kandidatin nga Koreja e Jugut, Kim Jong-yang, në postin e presidentit. Ai do të vijojë mandatin e Meng Hongweit, deri në vitin 2020.

Me zgjedhjen e tij, 194 vendet anëtare të organizatës ndërkombëtare policore kanë refuzuar kandidatin rus, Alexander Prokopchuk, i cili shihej gjerësisht si pretendenti për të pasuar kinezin Meng Hongwein, i cili fillimisht “u zhduk” në vendlindjen e tij Kinë, gjatë shtatorit, ndërkohë që më vonë, Pekini zyrtar informoi Interpolin se ai kishte dhënë dorëheqjen pasi ishte akuzuar për ryshfet.


Një ditë më parë, një kor gjithnjë e në rritje kritikësh i bëri thirrje Intepolit që të refuzonte kandidatin rus për të udhëhequr organizatën ndërkombëtare policore, për shkak të frikës se Moska do të abuzonte me presidencën e saj për të shënjestruar kundërshtarët politikë.

Kremlini denoncoi atë që e quajti “ndërhyrje” në votim.

Shqetësimet pati për shkak të aplikimeve të mëparshme të Rusisë për të ashtuquajturat “alarme të kuq” në Interpol, urdhërarreste ndërkombëtare për ata që kanë dalë hapur kundër Kremlinit.

Në një letër të hapur gjatë kësaj jave, një grup bipartizan senatorësh amerikanë thanë se, duke zgjedhur Prokopchukun do të ishte ngjashëm si të vije “dhelprën në ruajtje të një koteci”.

“Rusia abuzon në mënyrë të vazhdueshme me Interpolin, me qëllimin për të gjetur dhe kapur një sërë kundërshtarësh politikë, disidentë apo gazetarë”, shkruajnë ata. Senatorët thonë madje se Prokopchuk është “përfshirë personalisht” në këtë strategji, që kur është zgjedhur në Komitetin Ekzekutiv të Interpolit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kalo në kategori