Shpejtësia e internetit është duke u ngadalësuar, si në Evropë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, si pasojë e mbylljes shkaku i coronavirusit.
Sipas të dhënave nga Speedtest, kjo ishte veçanërisht e dukshme gjatë javës së kaluar, në mes të një bllokimi të paparë në shumë shtete për shkak të shpërthimit të pandemisë, transmeton Telegrafi.
Në Shtetet e Bashkuara, shpejtësia mesatare e shkarkimit zbriti nga afro 140 në 133Mbps në javën e 16 marsit, në krahasim me javën e 9 marsit. Gjatë asaj periudhe, shpejtësia e shkarkimit në smartfon shkoi nga rreth 75 në 72Mbps.
Kanada përjetoi një ngadalësim të ngjashëm në atë periudhë, nga afërsisht 129 në 121Mbps, ndërsa shpejtësia e shkarkimi në Meksikë mbeti e njëjtë. Në shumë shtete evropiane, pësuan një ngadalësim të ngjashëm.
Për shembull, shpejtësia mesatare e shkarkimit shkoi nga rreth 103 në 93Mbps në Gjermani, derisa nga 130 në 126Mbps në Itali.
Sa i përket shteteve aziatike, atje po ndjekin një model më ndryshe. Në Kinë, ku shpërthimi i coronavirusit filloi shumë më herët dhe tashmë ka arritur kulmin, performanca u ul në mes të janarit, por që është përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme që nga ajo kohë.
Disa kompani transmetuese, përfshirë Apple TV +, Disney +, YouTube dhe Netflix, kanë reaguar tashmë mbi këtë çështje, duke ulur cilësinë e videos në Evropë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago
HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"
Netflix nuk do të zbulojë numrin e abonentëve dhe sa para fiton
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel